Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Ministri i sanksionuar serb shfaq përkushtimin e qeverisë për zgjerimin e lidhjeve me Rusinë

The Geopost June 5, 2024 2 min read
Share the news

“Serbia aktualisht mbetet i vetmi vend evropian që refuzon ‘rusofobinë'”. Me këtë deklaratë është munduar ta kamuflojë lidhjen e fortë që Serbia ka me Rusinë ministri i qeverisë së re të Serbisë, Nenad Popoviq.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që hedhim poshtë me neveri çdo formë rusofobie”, theksoi ai, duke treguar takimet e shpeshta mes liderëve të dy shteteve dhe format e ndryshme të bashkëpunimit.

“Bashkëpunimi ruso-serb është duke u zhvilluar në mënyrë dinamike vitet e fundit dhe ka potencial për forcimin e mëtejshëm, theksoi ministri.

Sipas tij, në kuadër të konfliktit në Ukrainë dhe acarimit të marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe vendeve perëndimore, në tregun rus vazhdojnë të hyjnë produktet serbe, ndërsa në Beograd vizitojnë politikanë dhe figura kulturore nga Rusia.

Nenad Popoviq është i sanksionuar nga SHBA-ja që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa sanksionet ndaj Vulinit u vendosën në korrik të të njëjtit vit. Të dy janë në “listën e zezë”, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin.

Qeveria e re e Serbisë përmban dy figurat më kontroverse që kanë shfaqur bindjen e tyre të rrezikshme nacionaliste dhe lidhjet e tyre me Rusinë. Nenad Popoviq është njëri prej tyre dhe bashkë me të është edhe Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – është zëvendëskryeministër në qeverinë e re serbe.

Për këto emërime kishte reaguar edhe Departamenti amerikan i Shtetit, i cili kishte deklaruar se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.

Gjithashtu, kryeministri i ri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë, kishte treguar që vendi i tij do të përforcojë lidhjet me Rusinë, aleatin tradicional, si dhe Kinën me të cilën Serbia po zhvillon lidhje e bashkëpunime.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha Vuçeviq./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Rusia paralajmëron SHBA-në për “pasoja fatale” për shkak të vlerësimeve të gabuara në Ukrainë
Next: Ministri i Jashtëm polak thotë se SHBA do të sulmojë trupat ruse në Ukrainë nëse Rusia përdor armë bërthamore

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.