Serbia nuk do të jetë kurrë në gjendje që ta rimarrë kontrollin mbi Kosovën dhe tashmë lufta për të është e humbur.
Kështu shkruan media ruse Vzglyad, duke shtuar se lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës po e kërkon një precedent për ta ndarë Republika Srpskan.
“‘Kosova është Serbi’ në miqësinë ruso-serbe është si një fjalëkalim dhe i tillë do të mbetet. Por si ne ashtu edhe shumica e serbëve e kuptojmë mirë se Beogradi nuk do ta kthejë kontrollin e Kosovës. Gjashtë milionë serbë nuk do të mund të kontrollojnë dy milionë shqiptarë nëse janë të gatshëm të rezistojnë, pavarësisht pozicionit të Shteteve të Bashkuara. Kjo luftë tashmë është e humbur”, shkruan kjo media, përcjell Telegrafi.
Kjo deklaratë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi aneksimin e rajoneve Doneskut, Luhanskut, Zaporozhye dhe Kherson në lindje të Ukrainës.
Sipas portalit, ndryshe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi mosnjohjen e këtyre rajoneve, Dodik do të veproj në mënyrë të kundërt.
“Vuçiq paralajmëroi paraprakisht mosnjohjen e rajoneve DPR, LPR, Zaporozhye dhe Kherson, duke iu referuar mosgatishmërisë për të konfirmuar një precedent të ngjashëm me atë në Kosovë. Dodik veproi në mënyrë të kundërt, për faktin se i duhet precedenti i kundërt dhe ndarjen e Republika Srpskas nga Bosnja e Hercegovinës”, thekson ky portal.
Putin të premten e kaluar ka nënshkruar dokumente për aneksimin katër rajoneve ukrainase në Federatën Ruse. Ky vendim duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese e Rusisë dhe të dy dhomat e Dumës, pas së cilës do të bëhet përfundimtar.
Megjithëse zyrtarët rusë pretendojnë se vendimet e aneksimit përfaqësojnë vetëm vullnetin e popullit të shprehur në referendume, shumë vende në botë, si dhe organizata të tilla si Kombet e Bashkuara, kanë theksuar se referendumet dhe vendimet e aneksimit janë të paligjshme nga pikëpamja ndërkombëtare. /Telegrafi

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?