Bjellorusia merr pjesë në operacionin special ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Presidenti i bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko e bëri deklaratën në një konferencë të mbajtur më 4 tetor për të diskutuar sigurinë ushtarake, ka mësuar BelTA.
Aleksandr Lukashenko tha: “Sa i përket pjesëmarrjes sonë në operacionin special ushtarak në Ukrainë, ne po marrim pjesë në të. Nuk e fshehim. Por ne nuk vrasim askënd. Ne nuk e dërgojmë personelin tonë ushtarak askund. Ne nuk i shkelim angazhimet tona.”
“Pjesëmarrja jonë është e kufizuar në parandalimin e përhapjes së këtij konflikti në territorin e Bjellorusisë. Së dyti, për të parandaluar një goditje në Bjellorusi nga Polonia, Lituania dhe Letonia nën maskën e operacionit special ushtarak. Siç e kam thënë, askush nuk do t’i qëllojë rusët nga territori i Bjellorusisë. Kjo është pjesëmarrja jonë,” tha ai.
Aleksandr Lukashenko vazhdoi duke thënë: “Po, ne ofrojmë ndihmë mjekësore për njerëzit. Ne i kemi trajtuar njerëzit nëse është e nevojshme. Po, ne ushqejmë njerëzit. Dhe jo vetëm Rusët. Mbi të gjitha, ne ushqejmë ata refugjatë, ata lypës, ata njerëz të varfër, të cilët vijnë në Bjellorusi nga Ukraina 400-500 njerëz në ditë. Si nuk mund t’i ushqejmë apo t’i trajtojmë? Kjo është pjesëmarrja jonë në këtë operacion ushtarak. Nuk do të ketë asnjë lloj tjetër.”/BelTA

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan