Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiç, ka publikuar dokumente zyrtare nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë (IMKSJ), që sipas tij hedhin dritë mbi pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ngjarjet e ashtuquajtura “safari njerëzor” në Sarajevë gjatë luftës në vitet 1990.
Vuçiq ka pohuar në deklaratat e tij publike se hetimet e Hagës nuk kanë konfirmuar ndonjë provë për “turistë snajperistë”, duke i quajtur pretendimet për këtë fenomën “gënjeshtra” dhe “qendrim”.
Por sipas dokumentit të publikuar nga Margetiç, këto pohime janë të pavërteta.
Dokumenti, i shënuar me numrin 0603-2373–0603-2383, rrjedh nga hetimi i zyrtarëve të Gjykatës së Hagës më 22, 23 dhe 24 gusht të vitit 2006, gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit amerikan John (Gjon) Jordan, zjarrfikës dhe qytetar i SHBA-së.
Hetuesit e pranishëm në seanca ishin Barry Hogan, Manoj Sachdeva dhe Gabor Nagy.
Në dokument, i cili në dosjet zyrtare figuron si “Deklaratë e dëshmitarit” me emërtimin “Jordan Gjoni – 24-8-06. dok/md”, Jordan përshkruan “vrasje të qëllimshme dhe të shënjestruara të fëmijëve si trofe” dhe referon për “turistë snajperistë të huaj që erdhën në Sarajevë për të qëlluar civilë”.
Margetiç thekson se dokumenti është një provë shtesë që sfidon deklaratat e Vuçiqit, duke argumentuar se hetimet e Hagës kanë evidentuar raste të qarta të përfshirjes së snajperistëve të huaj gjatë rrethimit të Sarajevës.
“Ky dokument tregon se pretendimet e disa politikanëve se nuk ka pasur turistë snajperistë janë të pasakta,” ka thënë gazetari Margetiç për median kroate./TheGeoPost.

Çfarë po ndodh në fabrikën kineze në Serbi – Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve
Aleksiq: Me një front kundër regjimit të Vuçiqit
Janiq: SHBA-të pritet të paraqesin dokument për njohje të ndërsjellë Kosovë–Serbi
Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun
Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc
FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën