Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut më 28 mars njoftoi se ka vendosur të dëbojë pesë diplomatë rusë. Vendimi i është kumtuar ambasadorit rus në Shkup, Sergei Bazdnikin, i cili është ftuar të martën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
“Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, diplomatët rusë kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda pesë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka raportuar Koha.mk
Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli “persona non grata” dy diplomatë rusë, njëri në muajin maj dhe tjetri në gusht. Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, gjegjësisht ka dëbuar diplomatë maqedonas nga Moska.
Maqedonia e Veriut, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke i dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa i është bashkuar edhe sanksioneve të Bashkimit Evropian duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Moska dhe anasjelltas.

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara