Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Manipulimi ekonomik i Vuçiqit: A po shfaqet për një krizë financiare në Serbi?

The Geopost December 20, 2025 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me shumën e rezervave devizore të Bankës Popullore të Serbisë (NBS), ndërsa institucioni përgjegjës nuk ka reaguar për t’i demantuar ose sqaruar këto pretendime.

Gjatë një paraqitjeje të fundit në televizionin publik serb RTS, Vuçiq deklaroi se Serbia disponon rreth 36 miliardë euro rezerva devizore, duke përfshirë edhe rezervat e arit.

“29 miliardë e 367 milionë euro kemi në rezervat devizore plus 52.5 tonë ar, rezerva historikisht më të larta, që janë diku rreth 6.3 miliardë euro. Pra, kemi 36 miliardë euro rezerva devizore. Mund ta mbrojmë kursin për vite me radhë”, tha Vuçiq.

Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Banka Popullore e Serbisë, rezervat bruto devizore në fund të muajit nëntor ishin rreth 29.4 miliardë euro. Në këtë shumë përfshihet edhe ari monetar që zotëron NBS-ja, përkatësisht 52.5 tonë ar, çka e bën të paqartë burimin e shifrës prej 36 miliardë eurosh të përmendur nga presidenti serb.

Portali ekonomik “Nova Ekonomija” thekson se ari tashmë është i përfshirë në shifrën prej 29 miliardë eurosh dhe se kursi i dinarit mbrohet përmes ndërhyrjeve për të parandaluar luhatje më të mëdha të valutës vendase.

“Nëse NBS-ja do të kishte ndonjë ankesë lidhur me këto shifra, atëherë duhet ta pyesni presidentin”, shkruan Nova Ekonomija, duke kritikuar mungesën e reagimit nga banka qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare, në muajin nëntor dinari serb është dobësuar nominalisht ndaj euros për 0.1 për qind, ndërsa që nga fillimi i vitit dobësimi total ka arritur në 0.3 për qind. Për të ruajtur stabilitetin relativ të kursit, NBS-ja që nga fillimi i vitit ka blerë neto rreth 145 milionë euro.

Ndërkohë, disa ekonomistë vlerësojnë se nivelet shumë të larta të rezervave devizore nuk janë domosdoshmërisht tregues pozitiv, pasi një pjesë e tyre mund të përdorej për investime produktive në ekonomi.

Sipas tyre, rezerva kaq të larta janë të arsyeshme vetëm nëse pritet një krizë financiare, por vetë sinjali se autoritetet po përgatiten për skenarë të tillë mund të krijojë pasiguri dhe të mos jetë inkurajues për investitorët./TheGeoPost.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: BE-ja kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën pa përdorur asetet e ngrira ruse
Next: Ligji i Mbrojtjes 2026: SHBA vendos Kosovën në plan të parë të sigurisë rajonale

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës? 8 min read
  • Ballkan

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiqit, shans për shërimin e shoqërisë serbe 3 min read
  • Ballkan

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiqit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

The Geopost October 26, 2026
“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje 3 min read
  • Ballkan

“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.