Mali i Zi së shpejti do të ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë, ka konfirmuar kryeministri Milojko Spajiq, duke theksuar se kjo masë vjen si pjesë e detyrimeve të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton The Geopost.
Spajiq tha se harmonizimi me politikën e vizave të BE-së është një hap i domosdoshëm, duke theksuar se Qeveria po përpiqet të përshtatë sa më shumë rregullat e saj me standardet evropiane. Sipas tij, Mali i Zi në shumë aspekte tashmë sillet “sikur të ishte anëtar i BE-së”.
“Shumë shpejt do të fillojmë me ashpërsimin e regjimit të vizave për shtetasit rusë. Ky është një hap në procesin e harmonizimit të plotë të politikave të Malit të Zi me ato të Bashkimit Evropian”, deklaroi Spajiq.
Aktualisht, shtetasit rusë mund të hyjnë në Mal të Zi pa vizë dhe të qëndrojnë deri në 30 ditë me pasaportë të vlefshme — një lehtësi që ka ndikuar në numrin e madh të turistëve dhe banorëve rusë në vend.
Megjithatë, ndërsa vendi i afrohet anëtarësimit në BE, Qeveria po zbaton një sistem më të rreptë kontrolli të hyrjes. Masa të ngjashme janë marrë kohët e fundit edhe ndaj shteteve të tjera: në tetor, Mali i Zi hoqi regjimin pa viza për qytetarët e Armenisë, Uzbekistanit, Kuvajtit dhe Egjiptit, po ashtu për t’u pajtuar me politikat e Brukselit.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Malit të Zi ka miratuar gjithashtu një sërë reformash në fushën e migracionit, duke përfshirë uljen e periudhës së qëndrimit pa vizë nga 90 në 30 ditë për disa vende që nuk janë në përputhje me politikën e vizave të BE-së.
/The Geopost

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë