Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Mafia pjesë e shtetit serb – nata kur Vuçiqi, Belivuku dhe Radoiçiqi shembën Savamalan për interesat e miliarderëve arab

The Geopost December 13, 2025 4 min read
Share the news

Në errësirën e natës së 24-25 prillit 2016, derisa Beogradi ende “digjej” nga tensioni i Zgjedhjeve Parlamentare, një tjetër front u hap në luftën e heshtur për pushtet: Savamala u kthye në një zonë lufte urbane, ku maskat e zeza, me shkopinj bejsbolli në dorë dhe buldozerë rrënuan ndërtesat e lagjes.

Nuk ishte një aksident, as një “gabim urban” siç u etiketua fillimisht nga autoritetet, por një ekzekutim i planifikuar dhe një akt barbarizmi shtetëror.

Pronarë e shtëpive dhe bizneseve, si ai i kompanisë Iskra, panë si 1,057 metra katrorë të pronës së tyre biznesore u kthyen në hi pa asnjë urdhër gjyqësor, pa një thirrje policie, pa drejtësi. Një roje sigurie, i lidhur si një peng lufte, do të vdiste pak më vonë në rrethana të errëta. Kjo nuk ishte thjesht shembje, ishte një simfoni e tmerrshme e korrupsionit, ku buldozerët këndonin himnin e një projekti miliardësh “Beograd Waterfront”, ndërtuar mbi kockat e qytetarëve të thjeshtë.

Por kush qëndronte pas kësaj makinerie të errët? Jo thjesht punëtorë të panjohur apo kontraktorë të paemër, por një rrjet i errët krimi i organizuar, i drejtuar nga figura si Veljko Belivuk i njohur si “Velja Nevolja”, një huligan i transformuar në një monstrum i mafias serbe. Belivuk, lideri i bandës “Jeniçerët”, nuk ishte një kriminel i rëndomtë, por një instrument i shtetit, i krijuar në hijen e Partisë Progresive Serbe (SNS).

“Ne shërbenim nevojat e shtetit”, pati thënë Belivuk në gjyqin e tij më 2022.

Bashkë me Zvonko Veselinoviqin, një biznesmen i lidhur me terroristin Milan Radoiçiqin dhe Aleksandar Stankoviqin i njohur si “Sale Mutavi”, ai pranoi se kishte dërguar bandën e tij për të shembur Hercegovaçkën, duke hapur rrugën për projektin e përbashkët me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo nuk ishte hera e parë që “Jeniçerët” merrnin pjesë në punë të pista, pra ata shtypnin protesta, frikësonin taksistët që guxonin të ngriheshin kundër qeverisë, siguronin “paqe” në Paradën e Krenarisë me kërcënime të fshehta dhe madje “qetësonin” tribunat e Partizanit që guxonin të këndonin kundër presidentit.

Belivuk nuk e mohoi. Banda e tij ishte formuar “për nevojat dhe me urdhër të Aleksandar Vuçiqit”, presidenti i Serbisë, i cili sipas dëshmive, e kishte takuar personalisht dhe i kishte sugjeruar të komunikonte më tej përmes ministrit të dikurshëm të Brendshëm, Aleksandar Vulin.

Vuçiq, arkitekti i madh i kësaj drame të tmerrshme, nuk ishte një spektator i pafajshëm. Si udhëheqës i SNS-së, ai shihej si dirigjenti i një simfonie korrupsioni ku mafia dhe politika valëviteshin si binjakë të lindur në errësirë. Belivuk, në transkriptet e gjyqit, foli hapur për “shërbimet” e dhëna: nga shtypja e protestave kundër qeverisë deri te intimidimi i rivalëve politikë, duke e kthyer bandën e tij në një forcë private të sigurisë për regjim.

“Vuçiq dhe shokët e tij kërkonin më shumë shërbime”, është shprehur Belivuk, duke zbuluar një rrjet ku huliganët e stadiumit shndërroheshin në vrasës profesionistë.

Presidenti serb pati mohuar gjithçka, por faktet nuk mund të fshihen: Belivuk kishte foto me djalin e Vuçiqit, Danilon dhe lidhjet me zyrtarë të lartë si Aleksandar Vidojeviqi me nofkën “Aca Roshavi”, një huligan tjetër i lidhur me familjen presidenciale. Dhe ndërsa Belivuk pranonte se kishte ofruar të dëshmonte për Savamalan, së bashku me vrasjen e Oliver Ivanoviqit apo vdekjen misterioze të avokatit Vladimir Cvijan, një ish-bashkëpunëtor i Vuçiqit, drejtësia serbe mbeti e verbër, duke e lënë çështjen të zvarritet në errësirë për vite me radhë.

Nëntë vjet pas asaj nate, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka hedhur hapin mbi këtë makth. Më 18 nëntor 2025, ajo vendosi se Serbia ka shkelur të drejtën e Iskras për “përdorim të qetë të pronës”, duke urdhëruar pagesën e 6,000 eurove simbolikë: 3,000 për dëm moral dhe 3,000 për shpenzime gjyqësore. Është një goditje e lehtë, por e rëndësishme, hap rrugën për Iskran të kërkojë dëmshpërblim të plotë në gjykatat vendore dhe dërgon një paralajmërim të ftohtë Brukselit përkatësisht Bashkimi Evropian nuk do të mbyllë sytë para ndërhyrjeve të paligjshme ku shteti bashkëpunon me mafian.

Megjithatë, kjo nuk zbut dhimbjen. Askush nuk është dënuar ende për këto rrënime, as urdhërdhënësit, as ekzekutorët e maskuar, as policët që lanë qytetarët të përballen me tmerrin vetëm. Vdekja e rojës mbetet një mister i pazgjidhur, sikur të ishte një shenjë e një makthi më të madh.

Savamala nuk është thjesht një aferë e harruar, por një plagë e hapur. Është historia e një vendi ku huliganët bëhen heronj të errët të pushtetit, ku një president sugjeron “komunikim më të mirë” me kriminelët dhe ku drejtësia vjen e vonuar nga Strasburgu, jo nga Beogradi.

Nëntë vjet pas zhurmës së buldozerëve, vjen pyetja: Sa gjatë do të vazhdojë kjo errësirë, ku mafia dhe politika kërcejnë bashkë në një valle vdekjeprurës?/Thegeopost.

Tags: Aleksandar Vuçiq Milan Radoiçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Sulmi me dron i vë flakën njërës prej rafinerive më të mëdha të Rusisë Qendrore
Next: “25 milionë dollarë në orë”: Shpenzimet rekord të Rusisë për luftën në Ukrainë

Çfarë po ndodh në fabrikën kineze në Serbi – Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve 5 min read
  • Ballkan

Çfarë po ndodh në fabrikën kineze në Serbi – Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve

The Geopost February 2, 2026
Aleksiq: Me një front kundër regjimit të Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Aleksiq: Me një front kundër regjimit të Vuçiqit

The Geopost February 1, 2026
Janiq: SHBA-të pritet të paraqesin dokument për njohje të ndërsjellë Kosovë–Serbi 3 min read
  • Ballkan

Janiq: SHBA-të pritet të paraqesin dokument për njohje të ndërsjellë Kosovë–Serbi

The Geopost January 31, 2026
Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun 3 min read
  • Ballkan

Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun

The Geopost January 31, 2026
Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc 2 min read
  • Ballkan

Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc

The Geopost January 31, 2026
FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën 4 min read
  • Ballkan

FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

The Geopost January 30, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.