Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Lavrov sërish krahason Kosovën me Ukrainën, sulmon Perëndimin 

The Geopost November 5, 2024 2 min read
Share the news
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, sërish ka përmendur Kosovën me tendencën për ta krahasuar me Ukrainën.
Ai i është drejtuar kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara duke i thënë “që të lexojnë Kartën e kësaj organizate në tërësi dhe jo vetëm atë pjesë që ai dëshiron të nënvizojë në kontekstin e krizës ukrainase në lidhje me territorin, integritetin dhe të drejtën e kombeve për vetëvendosje”.
Lavrovit i ka penguar kërkesa e Perëndimit që Ukraina të mbetet në kufijtë  e saj të vitit 1991 dhe u mundua ta prezantojë si rast i njëjtë me Kosovën në Simpoziumin Ndërkombëtar të Fantashkencës “Ndërtimi i së Ardhmes”.
“Kur vendet perëndimore e shpallën Kosovën të pavarur në vitin 2008, askush nuk debatoi për këtë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së tha në përfundimin e saj se, nëse një pjesë e vendit vendos në mënyrë të njëanshme për pavarësinë e saj, pëlqimi i autoriteteve qendrore është nuk kërkohet fare”, tha Lavrov.
Lavrov edhe gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin, në margjinat e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për Sigurinë Euroaziatike në Minsk, ka folur për Kosovën duke vazhduar narrativën e nisur nga Serbia se serbët në Kosovë “po persekutohen”.
“Gjatë diskutimit të situatës në Ballkan, vëmendje e veçantë iu kushtua Kosovës, veçanërisht në dritën e represioneve të vazhdueshme antiserbe nga autoritetet e Prishtinës. Të dyja palët theksuan rëndësinë e respektimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si kusht themelor për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë të krizës së Kosovës dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit. U trajtuan edhe tema të tjera aktuale në politikën ndërkombëtare”, kishte njoftuar më pas ministria ruse./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: SHBA kritikon dënimin me burg për ish-punonjësin e konsullatës në Vladivostok
Next: FBI: Disa qendra votimi në SHBA morën kërcënime me bombë, origjina nga Rusia

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës 4 min read
  • Lajme

“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës

The Geopost September 23, 2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.