Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Lajmet e rreme nga Serbia e Rusia synojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës, ‘Kosovo-Online’ qendër e dezinformimit

The Geopost December 23, 2023 3 min read
Share the news

Propagandat e bëra nga mediat ruse dhe serbe në Kosovë kanë për qëllim dëmtimin e sovranitetit të Kosovës, bllokimin e integrimit të serbëve të Kosovës dhe dëmtimin e imazhit të Kosovës. Përveç kësaj, ka për qëllim diskreditimin e personaliteteve të larta dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tensionit ndëretnik.

Kështu u tha në konferencën “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”, e organizuar nga Instituti për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, derisa u prezantua hulumtimi mbi ndikimin e mediave serbe dhe ruse në imazhin e Koosvës.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, derisa prezantoi analizën e realizuar, përmendi mediumet si “Kosovo Online”, “Sputnik” dhe “RT”, për të cilat tha se ndikojnë më së shumti në përçarjen e komunitetit serb dhe shqiptar, apo edhe në sulmin e institucioneve qendrore.

Ai theksoi se kanë identifikuar dy hipoteza të cilat kanë të bëjnë me propaganda ruse për të sulmuar dhe sjellë përçarje në Evropë. Ndërkaq, potencon se hipoteza tjetër ka vërtetuar se  “propaganda serbe gjithmonë insiston në agjendën e saj për të treguar se institucionet e Republikës së Kosovës janë jofunksionale”.

“Influenca ruse dhe serbe në Ballkan shtrihet kryesisht nëpër media dhe sidomos në Kosovë. Ne i kemi targetuar disa nga to të cilat në plotni kontrollohen nga shteti dhe financohen nga shteti por edhe në aspektin strategjik e taktik udhëhiqen nga shteti. Ato që më së shumti i kemi identifikuar që ndikojnë në përçarjen e komunitetit serb dhe shqiptar apo në sulmin e institucioneve qendrore janë ‘Kosova Online’, ‘Rusia Today’ dhe ‘Sputnik’…”, tha Musliu.

Ndërkaq, hulumtuesi i lartë në Octopus, Taulant Elshani tha se mediumi elektronik “Kosovo Online” rezulton si qendër mediatike e propagandës sistematike kundër Republikës së Kosovës, sipas tij me qëllim dëmtimin e interesave shtetërore të Kosovës.

Elshani theksoi se “Kosovo Online” poston çdo ditë lajme të rrejshme, artikuj me përmbajtje të theksuar fyese  ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Ai shtoi se ky medium përmes metodave të ndryshme bën fushata kundër liberalizmit të vizave, derisa shton se përmban artikuj për hapjen e frikës, krijimin e një klime pa sigurie dhe çështje të tjera në dëm të Kosovës.

“‘KosovoOnline’ poston  çdo ditë lajme të rrejshme, artikuj me përmbajtje të theksuar fyese  ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, fushata kundër liberalizmit të vizave… Artikuj me përmbajtje për hapjen e frikës, krijimin e një klime pasigurie, nxitjen e përçarjes së spektrit politik në Kosovë e të një artikulli të mbrëmjes së 24 shtatorit, i cilësuar tashmë gjerësisht si lajm i rremë, tentonte të nxiste urrejtje duke paraqitur një audiomaterial të Policisë së Kosovës, gjoja duke refuzuar t’i ndihmonin një të lënduari serb”, potencoi Elshani.

Nga autorët e hulumtimit “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Koasovë”, u potencua një ndër lajmet e rrejshme që është publikuar në mediumin ‘Kosovo Online’, në ditën e sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Sipas tyre, këtë ditë, ky medium e paraqet një audiomaterial të Policisë së Kosovës dhe pretendon se aty po thuhet “Edhe sikur të vdes asgjë”, që paraqitet si neglizhencë e policisë ndaj një të plagosuri serb. Ata shtojnë se ky medium serb nuk ka asnjë fakt, pjesë të audio materialit apo diçka tjetër që e mbështet pretendimin e tij se në atë komunikim po neglizhohet një i plagosur serb.

Në hulumtimin e Octopus “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë” thuhet se Rusia e përdorë median për të sponsorizuar fuqinë e saj dhe gjurmëve në fushën e mediave për të arritur qëllimet e veta që kanë të bëjnë me glorifikimin, shtyrjen dhe influencën e elementeve destabilizuese të politikës së saj.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Lufta në Ukrainë e bën Kinën të fitojë para
Next: Nxitimi për marrëveshje të reja të mbrojtjes me SHBA-në tregon shqetësimet në rritje të Evropës për Rusinë

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

The Geopost July 21, 2026
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997

The Geopost July 21, 2026
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore? 11 min read
  • Botë
  • Lajme

Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?

The Geopost July 20, 2026
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

The Geopost July 17, 2026
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza

The Geopost July 15, 2026
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi 1 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi

The Geopost July 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.