Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak të shtunën, në një periudhë shtimi të dhunës në rajonin e shkatërruar nga lufta dhe frikës në perëndim se Rusia mund të përdorë situatën në atë zonë, si pretekst për pushtimin e Ukrainës.
Denis Pushilin, shefi i qeverisë separatiste pro-ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës, lëshoi një deklaratë duke njoftuar një mobilizim të plotë të trupave dhe duke u kërkuar rezervistëve të paraqiten në zyrat e regjistrimit ushtarak.
Një njoftim i ngjashëm pasoi shpejt nga Leonid Pasechnik, udhëheqës separatist në rajonin e Luhanskut.
Denis Pushilin ju referua “kërcënimit të menjëhershëm nga agresioni” i forcave ukrainase, akuza që zyrtarët ukrainas i mohuan me forcë.
Separatistët dhe forcat ukrainase kanë luftuar për gati tetë vjet. Por, dhuna përgjatë vijës ndarëse ndërmjet të dyja palëve, është shtuar ditëve të fundit, duke përfshirë shpërthimin e një makine bombë në qytetin lindor të Donetskut.
Me rreth 150,000 trupa ruse të vendosura tani rreth kufijve të Ukrainës, konflikti i gjatë separatist mund të shërbejë si një shkëndijë për një sulm më të gjerë.
Të premten, kryengritësit nisën evakuimin e civilëve nga zona e konfliktit, në një veprim që që dukej se ishte pjesë e përpjekjeve të tyre dhe të Moskës për ta paraqitur Ukrainën si agresore.
Të premten presidenti amerikan, Joe Biden, tha se tani ishte “i bindur” se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të pushtojë Ukrainën.
Ndonëse për javë të tëra kishte thënë se SHBA-ja nuk ishte e sigurt nëse Vladimir Putini kishte marrë vendimin përfundimtar, presidenti Biden tha se gjykimi i tij kishte ndryshuar, duke ju referuar të dhënave të shërbimeve amerikane të zbulimit.
Presidenti Biden përsëriti kërcënimin e tij për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën, duke i bërë thirrje presidentit rus të rishqyrtojë veprimet e tij.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë ishin më të bashkuar se kurrë për t’u siguruar që Rusia të paguajë një çmim të lartë nëse hidhet në pushtim të Ukrainës.

Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë