Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev.
Sipas autoriteteve lokale ajo gjithashtu ka vizituar qytetet e shkatërruara ukrainase të Irpin dhe Bucha.
Marin u pa e veshur me një jelek antiplumb duke ecur me zyrtarë dhe ushtarë.
Kryeministrja ka njoftuar së fundmi vendimin historik të Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO.
Ajo ka mbështetjen me gjithë zemër nga SHBA, por Turqia po kërcënon të bllokojë Finlandën dhe Suedinë – duke akuzuar vendet nordike se po strehojnë militantët kurdë.

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara