Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kremlini përdor “kërcënimin bërthamor” për të penguar furnizimin e raketave Tomahawk të SHBA-së për Ukrainën, thotë një grup ekspertësh

The Geopost October 20, 2025 2 min read

Getty Images

Share the news

Kremlini ka përdorur “kërcënime të fshehura ushtarake”, përfshirë “kërcënimin bërthamor”, për të bindur Uashingtonin të mos dërgojë raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, nga frika se ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në makinerinë ushtarake së Rusisë, tha një grup ekspertësh të mbrojtjes në SHBA.

Kievi ka kërkuar prej kohësh nga Uashingtoni që të sigurojë raketat Tomahawk, raketa të avancuara me rreze të gjatë veprimi të njohura për saktësinë e tyre të lartë.

Të kombinuara me dronët e prodhuar në Ukrainë, Tomahawk-ët — me një rreze veprimi nga 1,600 deri në 2,500 kilometra — mund të godasin rëndë objektet ushtarake të Moskës, duke i mundësuar Kievit të sulmojë thellë brenda territorit rus, potencialisht deri në Siberi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Uashington të premten për të zhvilluar bisedime me Presidentin e SHBA Donald Trump, në një përpjekje për të siguruar dërgimin e raketave.

Megjithatë, Trump sinjalizoi më shumë interes për arritjen e një marrëveshjeje paqeje sesa për zgjerimin e arsenalit të Ukrainës.

Ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë e furnizimit të Kievit me raketa Tomahawk, Trump u duk i ftohtë ndaj kësaj ideje, duke pasur parasysh një takim të ardhshëm me Presidentin rus Vladimir Putin në Hungari në javët e ardhshme.

“Kërcënimi bërthamor”

Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW), një institut i mbrojtjes me bazë në SHBA, tha në analizën e tij më të fundit të publikuar të premten se “Putin dhe zëdhënës të tjerë të Kremlinit e kanë paraqitur vazhdimisht mundësinë e furnizimit me raketa Tomahawk si një përshkallëzim të rëndësishëm, në përpjekje për të penguar mbështetjen për Ukrainën.”

“Kremlini është mbështetur vazhdimisht në kërcënime të maskuara dhe të drejtpërdrejta, përfshirë kërcënimin bërthamor, dhe ka ofruar stimuj ekonomikë për të penguar ndihmën perëndimore për Ukrainën,” shtoi ai.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), aftësitë me rreze të gjatë dhe ngarkesa e madhe e raketave Tomahawk do t’i mundësonin ushtrisë ukrainase të shkaktojë dëme të konsiderueshme në asetet ushtarake kyçe të vendosura thellë brenda territorit rus.

Grupi i ekspertëve vlerëson se të paktën 1,655 objektiva ushtarake mund të jenë potencialisht brenda rrezes së veprimit të raketave, duke përfshirë 67 baza ajrore dhe objekte të tjera kritike për operacionet e luftës së Moskës në Ukrainë.

Pas bisedimeve të tij me Trump të premten, Zelenskyy tha se perspektiva e Ukrainës që të ketë raketa Tomahawk kishte bërë që Rusia të “frikësohej”./TVP Word/

Continue Reading

Previous: Gjithçka ndodhi në operacionin në veri lidhur me hetimin për vrasjen e një zyrtari të EULEX-it
Next: Kanadaja forcon mbrojtjen në Arktik, bashkëpunon me Finlandën dhe SHBA-në për modernizimin e NORAD-it

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.