Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka dridhur skenën pushtetare dhe të mediave mbështetëse të tyre, në Beograd, kur të dielën doli me një propozim për studentët protestues të cilët tash e shtatë muaj janë në bllokadë të plotë dhe po protestojnë kundër regjimit siç e quajnë mafioz e korruptiv të Aleksandar Vuçiqit, dhe po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Në një këshillë që Kandiq, ua dha studentëve protestues se çka do të duhej ata të bënin më 28 qershor kur serbët festojnë Vidovdanin, aktivistja e njohur shkruajti se “Do të donte që ata atë ditë të shkojnë e të vendosin “Lulkuqen e Kosovës” që është simboli i gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, në bazën e Njësisë speciale të antiterrorizmit në Batajnicë.
Në atë vend sqaron Kandiq, në vitin 2001, u zhvarrosën trupat e 75 fëmijëve të vrarë shqiptarë që ishin në mesin e më shumë se 700 trupa tjerë që ishin gjetur në tetë varreza masive nëpër Serbi. Kjo pasi që shteti serb, kishte udhëhequr operacionin për bartjen në Serbi të trupave të të vrarëve në Kosovë , kjo për t’i fshehur gjurmët e krimeve.
Për këtë çka tha Natasha Kandiq, në Beograd, këtë të diele janë mbajtur emisione speciale televizive duke kryqëzuar e fyer, themeluesen e FDH-ës./Indexonline/

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale