Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të dielën për mundësinë shumë reale të luftës në Evropë.
Duke folur për mediat në Konferencën e Sigurisë në Munih, nënpresidentja Harris u bëri thirrje të gjithëve që të ndalen për “një çast për kuptuar rëndësinë e asaj për të cilën po flasim”, në lidhje me trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit ukrainas.
“Kanë kaluar mbi 70 vjet dhe gjatë këtyre 70 vjetëve, siç e përmenda dje, ka pasur paqe dhe siguri. Ne po flasim për mundësinë reale të luftës në Evropë”, tha ajo.
Zonja Harris ritheksoi se një zgjidhje diplomatike ishte ende zgjidhja e preferuar për çështjen e pushtimit të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.
Udhëheqësit perëndimorë paralajmërojnë se Rusia është e gatshme të sulmojë Ukrainën fqinje e cila është e rrethuar nga tre anët nga rreth 150,000 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje ushtarake ruse.
Rusia mbajti stërvitje bërthamore të shtunën në Bjellorusinë fqinje dhe po vazhdon stërvitjet detare në brigjet e Detit të Zi.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane po pretendojnë për muaj të tërë se Rusia po përpiqet të krijojë pretekst për të pushtuar Ukrainën dhe janë kërcënuar me sanksione masive dhe të menjëhershme nëse ndodhë një gjë e tillë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të zgjedhë një vend për t’u takuar dhe për të diskutuar zgjidhjen e krizës.
Rusia ka mohuar të ketë plane për pushtimin e Ukrainës./AP

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës