Provat sugjerojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945.
Kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson duke iu referuar konfliktit Ukrainë-Rusi.
“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar”, ka deklaruar Johnson.
Shërbimet inteligjente sugjerojnë se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas, Kiev.
“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, u shpreh ai.
Vlerësimet e fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se numri i trupave ruse të vendosura tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje është midis 169 mijë dhe 190 mijë.
Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë.
I pyetur nëse një pushtim rus ende mendohet të jetë i pashmangshëm, ai është deklaruar se provat tregojnë që kjo mund të ndodhë. /The Geopost/

Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi
Zgjerimi i BE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi përparojnë në negociatat e anëtarësimit, Serbia ngec edhe më tej