Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Johnson: Kina, Rusia e Irani janë boshti i së keqës, nëse e lejojmë Putinin do të marshojë në Ballkan

The Geopost April 19, 2024 2 min read
Share the news

Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë një pako ndihmash për Izraelin, Ukrainën dhe Indo Paqësorin dhe një projektligj tjetër për prioritetet tjera të sigurisë kombëtare, që ndër të tjera i jep presidentit të ShBA-së të drejtën të shfrytëzojë pasuritë e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës dhe disa sanksione tjera ndaj Iranit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, duke cituar informata të inteligjencës amerikane, ka thënë se Kina, Rusia dhe Irani janë bosht i së keqes dhe nëse lejohet Vladimir Putini të marshojë në Evropë, ai mund të shkojë në Ballkan, shkruan The Geopost.

Johnson ka thënë se tash është një kohë kritike dhe historia i gjykon, për këtë edhe mbështet ndihmat për Ukrainën.

“Mund ta marr një vendim vetjak dhe të bëj diçka ndryshe. Unë jam duke bërë këtu atë që besoj se është gjëja e duhur. Mendoj se ofrimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën tani është jashtëzakonisht  me rëndësi. I besoj informatave inteligjente që kemi marrë. Unë besoj se Xi, Vladimir Putin dhe Irani vërtet janë bosht i së keqes. Mendoj se ata janë të koordinuar. Nëse Vladimir Putin vazhdon të marshojë nëpër Evropë, nëse lejohetai mund të shkojë në Ballkan apo Poloni, një nga aleatët tanë në NATO. Më parë do t’i dërgojë plumba Ukrainës se djemtë amerikanë”.

Ai ka thënë se nuk mund të luhet kur është në pyetje dërgimi i ndihmave Ukrainës: “Ne nuk mund të bëjmë politikë me këtë. Ne duhet të bëjmë gjënë e duhur”.

Analisti politik nga Bosnje e Hercegovina, Jasmin Mujanovic ka komentuar këtë deklaratë dhe tha se Johnson ka nënkuptuar Bosnjën dhe Kosovën si shënjestër e Rusisë në Ballkan.

“Kur Johnson thotë se Putini mund të shkojë në Ballkan më pas, ai po parafrazon raportet e inteligjencës amerikane që flasin për Dodik dhe Vuçiq si përfaqësuesit kryesorë të Kremlinit. Dhe ai do të thotë se Bosnja dhe Kosova janë objektivat e tyre kryesore”, tha Mujanovic.

Johnson ka mbështetur ndihmat për Ukrainën dhe ky qëndrim i tij është në kundërshtim të ashpër me bashkëpartiakët e tij republikanë.

/TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Gjenerali Christopher Cavoli dëshmoi para Kongresit Amerikan: Ndikimi i Rusisë dhe Serbisë po kontribuon  në destabilitetin në rajon, nevojiten më shumë forca dhe pajisje në terren
Next: Midis Perëndimit dhe Rusisë: Udhëkryqi i rrezikshëm i Ballkanit Perëndimor  

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.