Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ushtarakisht nëse Kina ndërhyn në Tajvan me forcë.
Biden deklaroi para gazetarëve në Tokio se: “Ky është angazhimi që kemi marrë”.
“Shiko, ja ku është situata,” ishin fjalwt me tw cilat iu drejtua Biden gazetarëve gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin japonez Fumio Kishida në Tokio.
“Ne pajtohemi me politikën “Një Kinë”. Ne e nënshkruam atë dhe të gjitha marrëveshjet shoqëruese të rrjedha prej saj, por ideja se Tajvani mund të merret me forcë, thjesht të merret me forcë, është jo e përshtatshme”
Presidenti Biden ka bërë deklarata të ngjashme në të kaluarën. SHBA ofron armë mbrojtëse për Tajvanin, por ka mbetur e paqartë nëse do të ndërhynte ushtarakisht në rast të një sulmi kinez.
Sipas politikës “Një Kinë”, SHBA-të pranojnë qëndrimin e Kinës se Tajvani është pjesë e Kinës, por nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht pretendimin e Pekinit për ishullin prej 23 milionë banorësh, shkruan CNN.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë reagoi në një deklaratë pas komenteve të Biden të hënën, e tha se qëndrimi zyrtar i SHBA-së mbetet i pandryshuar.
“Siç tha Presidenti, politika jonë nuk ka ndryshuar. Ai përsëriti politikën tonë “Një Kinë” dhe përkushtimin tonë për paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit. Ai gjithashtu përsëriti angazhimin tonë sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin për t’i ofruar Tajvanit mjetet ushtarake për të mbrojtur veten ”, tha zyrtari.

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë