Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Inteligjenca britanike MI5 paralajmëron politikanët se janë shënjestra të spiunazhit rus dhe kinez

The Geopost October 15, 2025 3 min read
Share the news

Agjencia e spiunazhit të brendshëm britanik MI5 lëshoi një paralajmërim të rrallë publik për anëtarët e parlamentit të hënën, se ata po shënjestrohen nga spiunë nga Kina, Rusia dhe Irani në një përpjekje për të minuar demokracinë e vendit, shkruan Reuters.

Paralajmërimi vjen një javë pasi prokurorët thanë se u detyruan të braktisnin gjyqin e dy burrave britanikë të akuzuar për spiunazh ndaj anëtarëve të parlamentit për Kinën, sepse qeveria britanike nuk kishte ofruar prova që tregonin se Kina ishte një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

MI5 paralajmëroi politikanët dhe stafin e tyre të kishin kujdes nga spiunët që kërkojnë të nxjerrin informacion prej tyre me anë të shantazhit ose sulmeve phishing, duke kultivuar marrëdhënie afatgjata dhe të thella me ta, ose duke bërë donacione për të ndikuar në vendimet e tyre, transmeton Telegrafi.

“Kur shtetet e huaja vjedhin informacion jetësor të Mbretërisë së Bashkuar ose manipulojnë proceset tona demokratike, ato jo vetëm që dëmtojnë sigurinë tonë në afat të shkurtër, por edhe gërryejnë themelet e sovranitetit tonë”, tha drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum.

MI5 u kërkoi politikanëve të “mbajnë gjurmët e ndërveprimeve të çuditshme shoqërore”, duke përfshirë kërkesat e shpeshta për t’u takuar privatisht, dhe të jenë të kujdesshëm nëse ka “lajka të hapura”.

Në vërejtjet që shoqëronin këshillën drejtuar anëtarëve të parlamentit, McCallum tha: “Të gjithë ata që lexojnë këtë udhëzim interesohen thellësisht për rolin që luajnë në demokracinë e Mbretërisë së Bashkuar. Merrni masa sot për ta mbrojtur atë – dhe veten tuaj”.

Në janar 2022, MI5 dërgoi një njoftim alarmi në lidhje me avokaten Christine Lee, duke pretenduar se ajo ishte “e përfshirë në aktivitete ndërhyrjeje politike” në Mbretërinë e Bashkuar në emër të Partisë Komuniste në pushtet të Kinës.

Paralajmërimi u qarkullua ligjvënësve nga kryetari i Dhomës së Komunave, i cili tha se MI5 kishte zbuluar se Lee kishte “lehtësuar donacione financiare për parlamentarë në detyrë dhe aspirantë në emër të shtetasve të huaj me bazë në Hong Kong dhe Kinë”.

Lee më vonë paditi MI5 në një përpjekje për të pastruar emrin e saj, por humbi çështjen.

Ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer është përpjekur të shkrijë lidhjet me Kinën që kur mori detyrën vitin e kaluar, Londra dhe Pekini kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza për spiunazh, me shërbimet britanike të sigurisë që paralajmërojnë për përpjekjet kineze për të infiltruar komunitetet e saj politike dhe të biznesit.

Në rastin e gjyqit të braktisur së fundmi, ambasada e Kinës në Londër tha në një deklaratë: “Ne kemi theksuar që në fillim se pretendimi se Kina u ka dhënë udhëzime individëve përkatës britanikë për të ‘vjedhur inteligjencën britanike’ është tërësisht i sajuar dhe shpifje dashakeqe, të cilën ne e hedhim poshtë me vendosmëri”. /Telegrafi/

Continue Reading

Previous: Sanksionet amerikane, lajme të këqija në fillim të sezonit të ngrohjes në Serbi
Next: Rusia po ndihmon programin nëndetar të Koresë së Veriut: Seuli

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.