Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Grupi i Radoiçiqit po merr pjesë në protestën pro Vuçiq

The Geopost March 14, 2025 3 min read
Share the news

Në një intervistë ekskluzive për Tëvë1, gazetari investigativ në mediumin “Radar” në Beograd, Millan Radonjiq ka dhënë detaje ku po marrin pjesë grupi i Millan Radojniq, i cili kreu sulmin e 24-shtatorit në Bansjkë të Zveçanit, ai thotë se në protestën e thirrur nga Aleksandër Vuciq, këta persona janë vendosur në tendat e oborrit të pallatit presidencial në Beograd. Ai shtoi se këta persona janë thirrur për të ngritur tensione më 15 mars në protestën më të madhe që është organizuar që nga fillimi i tyre. Ai konfirmoi se pjesë e protestës pro Vuciq, janë edhe serbët nga Kosova.

Pjesëtarë të grupit të Millan Radojiçiq, të cilët e kryen sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, duket se tash i kanë dal në mbrojtje, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gazetari investigativ serb, Millan Radonjiç, thotë për Tëvë1, se në Beograd tashmë është shfaqur ky grup, i cili u pa teksa largoheshin maleve të Zveçanit, në orët e para të 24 shtatorit të vitit 2023.

“Janë njerëz që janë sjell aty, janë shfaqur disa veteranë, disa njësi të transformuara të policisë, dhe informata që janë sjell njerëz nga veriu i Kosovës. Aty kemi disa pjesëtarë të Listës Serbe që janë shfaqur, e informatat tona thonë se ka edhe anëtarë të atij grupit të Radojçiçit që ka bërë atë sulmin në Banjskë. Nuk di a do të duhej ta quaja sulm atë ngjarje, askush nuk e di çfarë ka qenë ideja pas asaj ngjarjeje, e dimë që ka përfunduar në mënyrë tragjike, ku është vrarë polici Afrim Bunjaku, dhe kanë rënë tre anëtarë të grupit të tij (Radojqiçit). Mendoj që fatkeqësisht, ata njerëz dhe shumë serbë nga Kosova janë të shantazhuar në një mënyrë a tjetrën, dhe janë të detyruar të jenë aty”, shprehet ai.

Si kundërpërgjigje ndaj protestave masive studentore, përkrahës të Vuçiq kanë vendosur tenda në afërsi të pallatit Presidencial.

Sipas gazetarit serb, këta persona u vendosën këtu në mënyrë që të ngrisin tensione të shtunën, kur do të mbahet një protestë tjetër e madhe.

“E shohim që institucionet kanë vendosur dhe kanë bërë të gjitha përgatitjet që të vijnë deri te një incident. Kemi një situatë që pranë atij parku ku është mitingu i atij grupi, është larguar rrethoja dhe janë vendosur afër gurë e tulla që shumë lehtë mund të përdoren në atë mbledhje. E them edhe një herë që protestat e studentëve në Serbi zgjasin tash e tre muaj dhe nuk ka ndodhur asnjë incident, asnjëherë. Ditëve të fundit, vetë presidenti i Serbisë flet në disa raste se do të bëhet një e keqe e madhe, që do të ketë shumë incidente, që shteti do të veprojë në mënyrë më të vendosur të mundshme”, thotë Radojniç.

Ai thotë se në përkrahje të Vuçiqit, në Beograd kanë mbërritur edhe shumë qytetarë nga veriu i Kosovës.

“Mu tash, para pak çasteve, mora informatë nga disa kolegë që para 10 minutave ishin në parkun Pionir, dhe aty kanë parë disa njerëz që janë sjellë me autobusë dhe të cilët po qëndrojnë aty pa e ditur çfarë po bëjnë dhe pse janë aty. Por si çdo herë deri tash, ky regjim është i gatshëm që serbët nga Kosova t’i përdorë si mish mbrojtës në qëllimet e tyre politike, ti i vendos para vete, dhe t’i keqpërdorë ata për të qëndruar vetë në pushtet”, shprehet ai.

Gazetari investigativ nga Beogradi deklaroi se kjo është protesta më e madhe që ka ndodhur nga koha e kasapit, Millosheviq.

Presidenti serb tash e katër muaj po përballet me protesta masive pas rënies së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona.

 

/teve1.info

Continue Reading

Previous: Katër nga senatorët më të fuqishëm amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Trump të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion kundër Dodik dhe mbështetësve të tij
Next: G7 i kërkon Rusisë të pranojë armëpushimin ose të vendosë sanksione të mëtejshme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.