Gjeorgjia do të aplikojë menjëherë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, deklaroi kryetari i partisë në pushtet, Irakli Kobakhidze.
Vendimi i ish-shtetit sovjetik vjen një ditë pasi Parlamenti Europian përkrahu kërkesën e Ukrainës për anëtarësim.
Kryetari i Ëndrrës Gjeorgjiane deklaroi gjatë një konference për shtyp se i bënte thirrje BE “të konsiderojë aplikimin në mënyrë urgjente” dhe t’i garantojë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat.
Gjeorgjianët kanë protestuar në masë kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Rusia kontrollon që nga viti 2008 dy rajone të Gjeorgjisë, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, kur trupat ruse zmbrapsën ato gjeorgjiane.

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës