Komandanti i përgjithshëm i NATO-s në Evropë, Todd Walters ishte të mërkurën në Podgoricë në një vizitë lamtumire në Mal të Zi në përfundim të detyrës ku u prit nga presidenti malazez, Milo Gjukanoviq dhe nga ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq.
Zyra e presidentit bëri të ditur se zoti Gjukanoviq falënderoi gjeneralin Walters për “angazhimin e tij për të bashkëpunuar me Malin e Zi duke kontribuar në mirëqenien pas pesë vitesh anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftim.
“Në kontekstin e përkeqësimit të situatës së sigurisë në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, Mali i Zi mbështeti aktivitetet e NATO-s që ndaluan agresionin e mëtejshëm duke zbatuar një strategji parandaluese dhe mbrojtëse, “ tha presidenti malazez Milo Gjukanoviq.
Komandanti i forcave amerikane në Evropë, Todd Walters, vlerësoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në qendër të vëmendjes së NATO-s dhe BE-së.
“Jemi të vetëdijshëm për ndikimet e ndryshme në Ballkanin Perëndimor, por ky rajon duhet të mbetet në qendër të vëmendjes si të NATO-s ashtu edhe BE-së,” tha Walters. Zoti Walters, vuri në dukje, se “Mali i Zi mund të jetë krenar për pesë vitet e fundit dhe arritjet e trupave ushtarake malazeze në misionet në Afganistan, Kosovë, Letoni dhe Irak”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës së Malit të Zi.

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar
Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”
Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”