Kompania shtetërore ruse, Gazprom, e ka kërcënuar Moldavinë se do tía ndalë gazin nëse nuk i paguan dhjetëra miliona dollarë për furnizimet e fundit.
Udhëheqësi i kompanisë, Moldovagaz, Vadim Ceban, ka konfirmuar se kompania shtetërore e energjisë në këtë shtet ka pranuar një njoftim të tillë nga Gazpromi, duke thënë se shuma që duhet paguar shkon në 73.5 milionë dollarë amerikanë.
“Ne jemi duke punuar vazhdimisht me Qeverinë për të zgjidhur këtë problem pa arritur afati i fundit. Shpresoj se do të arrijmë të zgjidhim këtë problem”, ka thënë Ceban për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Muajin e kaluar, Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka nisur të blejë gaz edhe nga shtetet tjera përveç Rusisë, pasi kontrata e saj me Gazpromin, furnizuesin kryesor të Evropës me gaz natyror, ka skaduar në fund të muajit shtator, dhe të dyja palët nuk kanë arritur të pajtohen për një marrëveshje të re me çmime tjera.
Mirëpo në nëntor, Qeveria moldave dhe Gazprom kanë njoftuar për një formulë të re mbi çmimet dhe për një marrëveshje pesëvjeçare, për të mundësuar furnizimet me gaz.
Disa vëzhgues kanë thënë se Moska është duke shfrytëzuar energjinë kundër Moldavisë, pasi kjo e fundit ka zgjedhur presidenten pro-Perëndimore, Maia Sandu, vitin e kaluar.
Ky vendim është kundërshtuar nga paraardhësi i saj, i përkrahur nga Rusia, Igor Dodon.
Rusia ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se çmimet më të larta kanë vetëm bazë komerciale dhe reflektojnë tregjet globale.

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara