Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Forcat serbe kanë kidnapuar tre policë të Kosovës; Vuçiq në një pritje në Ambasadën Ruse me Bocan-Harçenkon

The Geopost June 15, 2023 3 min read
Naslovna
Share the news

Pasi Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut dje arrestoi kreun e bandës kriminale të quajtur “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkovic Lunet, i cili ishte edhe organizatori kryesor i sulmit ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, sot forcat serbe kanë kidnapuar tre policë të Kosovës që patrulluan në vendin Tresavë – Bare, komuna e Leposaviqit, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës dënoi atë që theksoi se ishte një kidnapim klasik i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

“Policia e Kosovës është e shqetësuar dhe e dënon këtë kidnapim klasik. Ne i sigurojmë qytetarët tanë se Policia e Kosovës do të mbetet e përkushtuar dhe do t’i përmbush detyrat e saj kushtetuese dhe ligjore”, tha Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

Foto 1

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre policët në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

“Përderisa në vendin tonë po ruhet rendi, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre policë të Republikës së Kosovës, në kundërshtim me çdo marrëveshje dhe në kundërshtim me të gjitha parimet e normave ndërkombëtare”, tha Sveçla, duke shtuar se Policët padyshim ishin stacionuar thellë në territorin e Kosovës, në një pikë kontrolli statike në hyrje të Kosovës, ku po kryejnë detyrën e tyre të rregullt.

“Serbia vazhdon të jetë shkaktare dhe gardiane e së keqes në rajon dhe në Kosovë. Ne nuk tërhiqemi përballë kriminelëve dhe terroristëve. Serbia edhe një herë po e tregon fytyrën e saj të vërtetë si shtet autokratik dhe agresiv”, tha Sveçla.

Presidentja Vjosa Osmani tha se kidnapimi i tre policëve në territorin e Republikës së Kosovës ishte agresion i Serbisë.

“Ky akt dëshmon edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, por për destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit”, tha Osmani.

Kryeministri Albin Kurti tha se tre policë janë kidnapuar nga ushtria serbe. Ai ka vlerësuar se kjo është hakmarrje për arrestimin e Milun Milenkoviq Lune një ditë më parë.

Po sot, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Milenkoviqin, i cili akuzohet për terrorizëm, ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues dhe rrezikim të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare.

Në momentin e rrëmbimit të tre policëve nga forcat speciale serbe, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus Aleksandar Bocan-Harchenko morën pjesë në një pritje në ambasadën ruse për të shënuar Ditën e Rusisë.

Foto 2
Të kujtojmë se Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Franca zbulon një fushatë të madhe dezinformuese nga Rusia
Next: Lajçak për The Geopost nga Forumi i Prespës për rastin e tre policëve të kidnapuar: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet

Çfarë po ndodh në fabrikën kineze në Serbi – Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve 5 min read
  • Ballkan

Çfarë po ndodh në fabrikën kineze në Serbi – Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve

The Geopost February 2, 2026
Aleksiq: Me një front kundër regjimit të Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Aleksiq: Me një front kundër regjimit të Vuçiqit

The Geopost February 1, 2026
Janiq: SHBA-të pritet të paraqesin dokument për njohje të ndërsjellë Kosovë–Serbi 3 min read
  • Ballkan

Janiq: SHBA-të pritet të paraqesin dokument për njohje të ndërsjellë Kosovë–Serbi

The Geopost January 31, 2026
Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun 3 min read
  • Ballkan

Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun

The Geopost January 31, 2026
Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc 2 min read
  • Ballkan

Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc

The Geopost January 31, 2026
FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën 4 min read
  • Ballkan

FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

The Geopost January 30, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.