Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Escobar paralajmëron për rrezikun rus e kinez: Kremlini ushqen dezinformimin përmes mediave në gjuhën serb

The Geopost July 19, 2023 3 min read
Share the news

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar për rreziqet e ndikimit rus dhe atij kinez në rajon.

Ai ka thënë se integrimet evropiane dhe transatlantike për rajonin janë thelbësore për ta zvogëluar ndikimin e aktorëve të dëmshëm në këtë rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve lokalë të korruptuar, që synojnë ta destabilizojnë rajonin dhe t’i pengojnë integrimet, duke e zgjeruar ndikimin e tyre.

Escobar ka thënë gjatë dëshmisë së tij se Rusia e shtrin ndikimin e tij në rajon përmes dy rrugëve: dezinformatave dhe energjisë.

“Asgjë më shumë. Rusia nuk ofron tregti bilaterale, as nuk ofron ndihmë, as kapacitet për ndërtim, as mbështetje për reforma demokratike. Thjesht, e fut rajonin në kurth përmes varësisë energjetike.

Prandaj, sa më shpejt që mund t’i ndihmojmë rajonit në zvogëlim të varësisë, qoftë përmes gazit të lëngshëm natyror, apo përmes energjisë së ripërtrishme, aq më shpejt do të mund ta luftojmë ndikimin rus në rajon. Rusia mbetet furnizuesi ekskluziv me gaz natyror për disa vende të Ballkanit Perëndimor, një kërcënim serioz për sigurinë rajonale.

Dhe ndërsa bën luftë kundër Ukrainës, Kremlini ushqen dezinformimin, shpesh përmes mediave në gjuhën serbe, për të mbjellë ndarje, mosbesim dhe tensione ndëretnike dhe fetare. Kina bashkon narrativat tinëzare që dëmtojnë besimin në perëndimin me investime gracka.

Ne ofrojmë alternativa për të ndërtuar rezistencë ndaj këtyre ndikimeve, për të harmonizuar partnerët me standardet e BE-së për prokurimet e infrastrukturës thelbësore dhe investimet e huaja, për të luftuar dezinformimin dhe për të zhvilluar burime energjie të pastra, të besueshme, të përballueshme dhe të larmishme”, tha Escobar.

Këtu ai ka përmendur presidentin e entitetit të Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, për të cilin tha se vazhdon të jetë i fokusuar në shpërbërjen e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës së Bosnjës, dhe kushtetutës së shtetit.

“Veprimet e vazhdueshme anti-demokratike të Dodikut kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Escobar ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë t’i vëzhgojë këto veprime dhe të kërkojë llogaridhënie nga të gjithë ata që e dëmtojnë Marrëveshjen e Dejtonit apo që e kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

Dodik është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar dhe njihet për afërsinë e tij me Rusinë, derisa shpesh shkon në Serbi për t’u koordinuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për politikat e tij antiperëndimore e pro ruse.

Escobar këto komente i bëri dje gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Escobar ka vlerësuar se, në mesin e problemeve kyçe me të cilat përballet Ballkani Perëndimor janë: përparimi i ngadalshëm në demokratizim, korrupsioni, varësia nga burimet ruse të energjisë, politikat etno-nacionaliste, dezinformatat dhe ndikimi i dëmshëm prej jashtë.

Ai e ka përmendur edhe ndikimin që synon ta shtrijë Kina përmes investimeve.

“Ne ofrojmë alternativa për të ndërtuar qëndrueshmëri kundër këtyre ndikimeve”, ka thënë mes tjerash Escobar./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Rusia zgjat kufirin e moshës së rekrutimit për rezervistët për pesë vjet
Next: Projektligji i mbrojtjes i Senatit ofron ndihmë trajnimi të SHBA-së për Kosovën

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike 2 min read
  • Lajme
  • News

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike

The Geopost January 25, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’ 7 min read
  • Botë
  • Lajme
  • News

Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’

The Geopost January 25, 2026
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi 7 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi

The Geopost January 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.