Dy shtetas rusë kanë hyrë në territorin e Kosovës në rrugë ilegale nga Serbia. Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës.
Dy rusët nuk kishin viza për të hyrë në Kosovë siç nevojitet për shtetasit rusë të cilët duan të hyjnë në Kosovë.
“KALIM ILEGAL I KUFIRIT- SPK Jarinje 05.05.2024-20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femër) të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës.
Pas verifikimit të personave, të njëjtit nuk kishin hyrje/dalje në Republikën e Kosovës.
Sipas tyre, të njëjtit kanë ardhë nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Më vonë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj tyre bashkë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.
Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.
Ky vendim është marrë nga viti 2022.
Deri atëherë, qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u është lejuar hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës pa vizë
“Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare e diplomatike, si dhe ata që kanë leje-qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Shengen do të obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës për hyrje tranzit dhe qëndrim në territorin e Kosovës”, kishte thënë atëherë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./TheGeopost/

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga