Ylli i muzikës, Dua Lipa është nderuar me çmimin për lidership të shquar nga Këshilli Atlantik, gjatë një ceremonie të mbajtur në Uashington.
“Lipa, fituese e çmimeve Gramy, ka përdorur famën e saj për të ndihmuar vendlindjen e saj Kosovën, që të del nga varfëria pas luftës dhe për të ofruar shpresë për një gjeneratë të tërë”, thuhet në deklaratën e Këshillit Atlantik.
Lipa çmimin ia dedikoi Kosovës. Ajo tregoi se si Kosova ka një popullatë të re. “Kosovarët pëlqejnë të bëjnë festa, nuk është befasi, pasi jemi nën 25 vjet me moshë mestare ndoshta. Në Kosovë unë mund të jem e vjetër”, tha Lipa.
Ajo tregoi për sukseset e Kosovës, duke përmendur filmin “Zgjoi”. Ndërsa ka thënë se Kosova është shumë vend evropian. Ajo nuk ngurroi t’i kërkoi Bashkimit Evropian të kryej detyrimin ndaj Kosovës për sa i përket lëvizjes së lirë.
“Të rinjtë e Kosovës përballen me sfida të shumta, përfshirë edhe kufizime për punë apo argëtim. Pasi u plotësuan të gjitha kriteret Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën më tepër se tri vjet më parë. A mund ta bëjmë këtë tash? Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe jemi në vitin e 13-të të pavarësisë. Do të thoja se qëllimi i parë i BE-së është të sigurojë paqen nëpërmjet unitetit. A nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të zë vendin në atë union të paqes? Të lulëzojë ekonomikisht përkrah fqinjëve e të shërohen plagët e konfliktit”, përfundio Lipa.

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara