“Dhoma e ulët e parlamentit ka miratuar një tekst mbi aktet e gjenocidit kundër popullit ukrainas”, tha parlamenti kanadez në një deklaratë në Twitter të mërkurën mbrëma.
Teksti, i paraqitur me iniciativën e deputetes së majtë të Partisë së Re Demokratike, Heather McPherson, u miratua njëzëri.
Në dokument thuhet se “ekzistojnë prova të qarta dhe të forta të krimeve sistematike dhe masive të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër popullit të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse, nën udhëheqjen e presidentit Vladimir Putin”.
Këto krime përfshijnë torturën, “krimet masive në territoret ukrainase, transferimin me forcë të fëmijëve ukrainas në territorin rus”, si dhe rastet e “dhunës fizike dhe psikologjike dhe përdhunimit”.
Duke miratuar tekstin, dhoma e ulët e parlamentit vlerësoi se “Rusia po kryen akte gjenocidi kundër popullit ukrainas”.
Në mesin e prillit, kryeministri kanadez Justin Trudeau përdori termin “gjenocid” për herë të parë pas Presidentit të SHBA Joseph Biden. Kremlini e konsideron termin të papranueshëm.
Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./RSE

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi