Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026 2 min read
Share the news

Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Parlamentin e Gjermanisë, ku ka rikujtuar ngjarjet tragjike të vitit 1999 në Kosovë, duke theksuar se mijëra civilë u bënë viktima të masakrave dhe spastrimit etnik të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Gjatë fjalimit, Ahmetoviq kritikoi ashpër përdorimin e vazhdueshëm të narrativit se ndërhyrja e NATO-s në ish-Jugosllavi përbën precedent për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare.

Sipas tij, ky diskurs po përdoret gjithnjë e më shpesh, madje edhe nga e djathta ekstreme, për të legjitimuar shkelje të reja të së drejtës ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi se ky interpretim po shfaqet edhe në debatet aktuale në Bundestag, përfshirë diskutimet mbi politikën e jashtme të kancelarit federal, duke krijuar terren për relativizimin e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës.

Në fjalimin e tij, Ahmetoviq theksoi se përdorimi i këtij narrativi çon në harresën e viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës në Ballkan.

“Sa herë që e përdorni këtë narrativ, harroni viktimat e Srebrenicës të vitit 1995, sepse atëherë nuk pati ndërhyrje humanitare. Sa herë që e përdorni këtë narrativ, harroni mbi të gjitha edhe viktimat në Kosovë. Shumë mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të Millosheviqit”, deklaroi ai.

Ahmetoviqit tha se ndërhyrja humanitare e vitit 1999, e mbështetur edhe nga Bundestagu gjerman, ishte vendimtare për të ndalur dhunën sistematike dhe për të parandaluar përsëritjen e një gjenocidi në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se kjo ndërhyrje nuk mund të barazohet me luftëra agresive apo pushtime territoriale, duke e dalluar qartë nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Ahmetoviq akuzoi disa deputetë për mbrojtjen e narrativëve kundër demokracisë dhe të drejtave të njeriut, përfshirë relativizimin ose justifikimin e figurave si Sllobodan Millosheviqi.

Sipas tij, një qasje e tillë përbën fyerje për viktimat dhe rrezikon kujtesën historike evropiane.

Fjalimi i Ahmetoviqit u përshëndet edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili e falënderoi publikisht deputetin për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor.

“Faleminderit, i dashur Adis, për qëndrimin tënd të qartë dhe fjalët e tua të drejtpërdrejta”, ka shkruar Ajeti.

The Geo Post

Tags: Gjenocidi serb Gjermania Kosova NATO Slobdan Millosheviq

Continue Reading

Previous: Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano për “turistët snajperistë” të luftës
Next: Der Standard: Vuçiq synon ta vendosë drejtësinë serbe nën kontroll të drejtpërdrejtë politik

Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc 2 min read
  • Ballkan

Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe të përfshirë në shpërthimin në Ibër-Lepenc

The Geopost January 31, 2026
FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën 4 min read
  • Ballkan

FSK-ja do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

The Geopost January 30, 2026
Der Standard: Vuçiq synon ta vendosë drejtësinë serbe nën kontroll të drejtpërdrejtë politik 3 min read
  • Ballkan

Der Standard: Vuçiq synon ta vendosë drejtësinë serbe nën kontroll të drejtpërdrejtë politik

The Geopost January 30, 2026
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano për “turistët snajperistë” të luftës 3 min read
  • Ballkan

Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano për “turistët snajperistë” të luftës

The Geopost January 29, 2026
Margetiq: Njësi çetnike dhe dokumente zyrtare, dëshmi për praninë e Vuçiqit në rrethimin e Sarajevës 4 min read
  • Ballkan

Margetiq: Njësi çetnike dhe dokumente zyrtare, dëshmi për praninë e Vuçiqit në rrethimin e Sarajevës

The Geopost January 29, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.