Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Delegacioni serb shkon në Iranin e sanksionuar nga Perëndimi për të porositur 20,000 drone Shahed

The Geopost August 10, 2023 3 min read
Share the news

Një delegacioni i Ministrisë së Jashtme të Serbisë në Teheran do të porosisë 20,000 drone Shahed-136 me Teheranin, duke thënë se “Nuk ka pengesa për përmirësimin e lidhjeve”.

Irani ka armatosur fundamentalistët e krishterë ortodoksë në Rusi, Armeni dhe Serbi kundër botës katolike që dy vjetët e fundit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Goran Aleksic, i cili ndodhet në Teheran në krye të një delegacioni serb për të zhvilluar raundin e dytë të konsultimeve politike me Iranin, ka takuar të dielën pasdite me zëvendësministrin e Jashtëm për Çështjet Politike të Republikës Islamike të Iranit, Ali Bagheri.

Irani ka shfaqur ambiciet për të shtrirë ndikimin në Ballkan dhe ka gjetur Serbinë si partnere. Irani pikërisht po synon fushën e sigurië për t’i shitur armë Serbisë.

🚨🇷🇸🇮🇷 #Serbia Foreign Ministery delegation in Tehran to order 20000 Shahed-136 drones with Tehran saying "No barriers to improving ties".
✝️☦️Iran has been arming Orthodox Christian fundamentalists in Russia, Armenia and Serbia against the Catholic World for the past 2 years. pic.twitter.com/0V99f5DJos

— Terror Alarm (@Terror_Alarm) August 9, 2023

Bagheri e cilësoi si domosdoshmëri nxitjen e bashkëpunimit tregtar ndërmjet Iranit dhe vendeve të Ballkanit, veçanërisht Serbisë, tha ministria iraniane në komunikatë.

“Qëndrueshmëria e stabilitetit dhe sigurisë varet nga konsolidimi i lidhjeve ekonomike; Prandaj, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe nxitja e bashkëpunimit ekonomik nuk është vetëm një qëllim ekonomik, por një strategji sigurie”.

Ndërkaq, zëvendësministri serb tha se është në Iran për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Teheranit dhe Beogradit. Ai ka thënë se politika e qeverisë serbe është zgjerimi i marrëdhënieve në të gjitha fushat me vendet mike, veçanërisht me Iranin.

Aleksiç e quajti “një domosdoshmëri të pashmangshme rritjen e vëllimit të tregtisë mes dy vendeve dhe i vlerësoi të vlefshme përpjekjet e ambasadave të të dy vendeve në Teheran dhe Beograd”.

Serbia ka dështuar të ndjekë politikën e shteteve perëndimore në raport edhe me këtë vend. Ajo po ndjek strategjinë e Rusisë në blerjen e armëve nga Irani, një veprim i dënuar dhe i sanksionuar nga bota perëndimore që kundërshton agresionin rus në Ukrainë.

Deri në fund të korrikut 2023, Irani kishte dërguar të paktën 400 drone të serisë Shahed dhe Mohajer në Rusi. Ai gjithashtu paralajmëroi se Republika Islamike mund të fillojë eksportimin e dronëve më të vegjël të serisë Shahed-101 për t’u përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë. Në këmbim, Irani mori fonde dhe mbështetje nga Rusia për programet e tij hapësinore dhe raketore.

Për këtë arsye vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione ndaj Iranit për shkak të dronëve të prodhuar nga Irani për të furnizuar Rusinë dhe për të përdorur në sulmet ndaj Ukrainës.

Për shkak të sanksioneve ekonomike perëndimore ndaj Iranit, Rusia është bërë një partner kryesor tregtar, veçanërisht në lidhje me rezervat e tepërta të naftës. Aktualisht Rusia dhe Irani ndajnë një aleancë të ngushtë ekonomike dhe ushtarake dhe të dyja vendet janë subjekt i sanksioneve të rënda nga shumica e vendeve perëndimore./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Arrestohet shitësja për një atentat të planifikuar ndaj Zelensky
Next: Gjermania arreston një oficer ushtarak me dyshimin për spiunazh për Rusinë

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.