Tërheqja e forcave ruse nga rajoni i Kharkiv “është një njohje e heshtur e paaftësisë së Rusisë për të marrë nën kontroll qytetet kryesore të Ukrainës”, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të fundit të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë.
Në një mesazh në Twitter, Ministria e Mbrojtjes theksoi se forcat ukrainase po vazhdojnë kundërsulmet në veri të Kharkovit dhe se kanë rimarrë disa qytete dhe fshatra.
Gjithashtu thuhet se vendosja e prioriteteve ruse në operacionet në Donbas i bëri të cenueshme forcat në zonën e Kharkovit.
Rusia ka tërhequr trupat nga Kharkovi për të riorganizuar dhe rimbushur forcat e saj pas humbjeve të mëdha, theksohet.
Pasi të rindërtohen, ato ndoshta do të vendosen në bregun lindor të lumit Siverski Donjec, vlerëson ministria britanike. / Zëri i Amerikës

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë