Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tha se Gjermania do të sigurojë që Bashkimi Evropian të ngrijë fondet dhe të ndalojë hyrjen e atyre që janë përgjegjës për shtypjen e dhunshme të protestave antiqeveritare në Iran.
“Ata që rrahin gra dhe vajza në rrugë, që rrëmbejnë, burgosin dhe dënojnë në mënyrë arbitrare njerëz me vdekje, janë në anën e gabuar të historisë. Për njerëzit e pambrojtur në Iran, ne u themi: ne qëndrojmë me ju dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Berbock për Bild am Sonntag.
Gjermania, Franca, Danimarka, Spanja, Italia dhe Republika Çeke kanë paraqitur 16 propozime për sanksione të reja të BE-së kundër Iranit për shtypjen e protestave të shkaktuara nga vdekja e gruas së re Mahsa Amini në paraburgim, raporton Reuters duke cituar një burim në Ministrinë e Jashtme gjermane.
Sanksionet duhet të miratohen në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së më 17 tetor në Luksemburg dhe propozuesit nuk presin që vendet anëtare të BE-së të kenë kundërshtime për tekstin e sanksioneve.
Protestat antiqeveritare në Iran filluan muajin e kaluar, pas vdekjes së një gruaje të re iraniane me origjinë kurde, Mahsa Amini (22), e cila u arrestua nga policia e moralit, për dyshimin se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.
Amini ra në koma pak orë pas arrestimit dhe vdiq më 16 shtator në paraburgim./Nova.rs/

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë