Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

BE, ShBA dhe Britania e Madhe dënojnë dërgimin e helmetës SS nga Kosharac për Përfaqësuesin e lartë Schmidt

The Geopost November 21, 2025 3 min read
Share the news

 

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe dënuan të mërkurën mbrëma, më 20 nëntor, gjestin e ministrit të Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac, i cili i dërgoi Përfaqësuesit të Lartë në BeH, Christian Schmidt, një helmetë ushtarake nga Lufta e Dytë Botërore me stemën e organizatës famëkeqe SS.

Kosharac njoftoi në rrjetet sociale se i kishte dërguar në adresë të Përfaqësuesit të Lartë një “Letër Për Pushtuesin”, me një thes në të cilin kishte vendosur një helmetë të ushtrisë gjermane nga Lufta e Dytë Botërore me stemën e organizatës famëkeqe SS. Ndër të tjera, ai e quajti Schmidtin një “adhurues të traditës së ushtrisë naziste”.

“Ne dënojmë fuqishëm gjestin e sotëm të paturpshëm të Ministrit të BeH, Košarac, i cili i dërgoi Përfaqësuesit të Lartë Schmidt një helmetë ushtarake nga Lufta e Dytë Botërore, shoqëruar me një letër të shëmtuar dhe nxitëse. Një sjellje e tillë është e papranueshme për një zyrtar publik,” thuhet në postimin e BE-së në profilin e saj në X.

Shtohet se aktorët politikë kanë një përgjegjësi të veçantë për të qetësuar tensionet, dhe jo për të thelluar ndarjet.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që të përmbahen nga retorika dhe veprimet provokuese. I ftojmë ata të përqendrojnë përpjekjet e tyre në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit që do të përfitojë qytetarët,” thuhej në postim.

Ambasada Amerikane vlerësoi se veprimet e Kosharac janë “kundërproduktive dhe në kundërshtim me përpjekjet për ruajtjen e stabilitetit dhe promovimin e prosperitetit”.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për de-eskalimin e tensioneve me qëllim promovimin e stabilitetit për popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës,” tha ambasada amerikane në X.

Reagoi edhe ambasadori britanik në BeH, Julian Reilly.

“Fyerjet dhe urrejtja e tmerrshme dhe të pabazuara, si ato në veprimin e neveritshëm të Ministrit Kosharac kundër Përfaqësuesit të Lartë Schmidt, nuk kanë vend në diskursin politik të civilizuar. Mbështetja për Përfaqësuesin e Lartë, i cili ka mandatin të mbrojë dispozitat civile të Marrëveshjes së Dejtonit, është e padiskutueshme,” deklaroi ambasadori britanik në një postim në profilin e tij në X.

Më herët gjatë ditës, Ambasada Gjermane në Bosnjë dhe Hercegovinë njoftoi se ishte “thellësisht e tronditur” nga letra dhe paketa që Staša Košarac i dërgoi Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në BeH, Christian Schmidt.

“Krahasimet, formulimet dhe veprimet e përmbajtura në këtë letër janë të papranueshme dhe minojnë dinjitetin e dialogut politik. Barazimi i Christian Schmidt me regjimin nacional-socialist përbën një banalizim serioz të krimeve të Nacional-Socializmit dhe është në fund të fundit i papërshtatshëm,” deklaroi Ambasada Gjermane në BeH, duke shprehur mbështetjen për Përfaqësuesin e Lartë.

Milorad Dodik, presidenti i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), anëtar i të cilit është ministri shtetëror Staša Košarac, u dënua nga Gjykata e BeH për mosrespektim të vendimeve të Schmidt.

Përfaqësuesi i Lartë, duke përdorur të ashtuquajturat kompetenca të Bonit që i mundësojnë ndryshimin e ligjeve, anuloi me ato vendime një sërë ligjesh të votuara nga shumica e SNSD në Republikën Serbe, disa prej të cilave Gjykata Kushtetuese e BeH i kishte shpallur gjithashtu të pavlefshme.

Pas vendimit, Dodikut iu hoq mandati i presidentit të entitetit.

 

/www.slobodnaevropa.org

Continue Reading

Previous: Një i dyshuar rus për hakerim, i kërkuar nga FBI-ja, është arrestuar në ishullin turistik tajlandez të Phuket
Next: Filipinet duan të forcojnë bashkëpunimin me BE-në në Detin e Kinës Jugore.

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.