Autoritetet në Kosovë kanë nisur të enjten një operacion me dyshimet për spinuazh, ku i arrestuar përfundoi një polic.
Sipas raportimeve të mediave, polici i arrestuar është Bojan Jevtiq, zv.komandant dhe shef i operativës në Policinë e Kosovës.
Lajmin për arrestimin e një polici e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
Drejtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, autoritetet e Kosovës, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, aksioni u zhvillua te Dheu i Bardhë.
“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, njoftoi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Ky është i arrestuari i gjashtë për spiunazh, pasi brenda vetëm për një vit janë arrestuar pesë persona të dyshuar për spiunazh.
Në maj 2024, janë arrestuar Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të BIA-s së Serbisë, me qëllim kryesor shtrembërimin e fakteve historike – kundër Kosovës dhe NATO-s, si dhe të angazhuar edhe për mbledhjen e informacioneve.
Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar edhe Jelena Djukanoviq, bashkëpunëtore e BIA-s së Serbisë, dhe ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, në Mitrovicë.
Ndërsa në maj të ktij viti për spiunazh është arrestuar Hysri Selimi, bashkëpunëtor i BIA-s së Serbisë, si i dyshuar për rritjen e radikalizmit islam në Kosovë dhe mbledhjen e informacioneve.
/The Geopost

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse