“Amnesty International” akuzoi të hënën Rusinë për kryerje të krimeve të luftës në qytetin ukrainas të Mariupolit.
Organizata e të drejtave të njeriut së shpejti do të publikojë një raport të zgjeruar mbi shkatërrimin e shkaktuar nga sulmi i Rusisë në qytetin pranë Detit Azov, tha Sekretarja e Përgjithshme e “Amnesty International”, Agnes Callamard në një konferencë shtypi në Johanesburg.
“Rrethimi i Mariupolit, mohimi kërkesave për evakuim humanitar të popullatës, dhe shënjestrimi i civilëve, sipas hetimeve të “Amnesty International”, përbën krime lufte”, tha Callamard. “Ky është realiteti i Ukrainës tani.”
Zonja Callamard tha se “kriza në Ukrainë tani, sulmi ndaj këtij vendi nuk është thjesht një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Është një agresion. Është një shkelje e statutit të OKB-së”.
Edhe Administrata e Presidentit Joe Biden ka akuzuar zyrtarisht Rusinë për krime lufte në Ukrainë dhe ka bërë të ditur se Uashingtoni do të koordinohet me vende të tjera për të ndjekur në rrugë ligjore përgjegjësit./Zëri i Amerikës

Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë