Ambasadori serb në Rusi, Momcilo Babiq ka përshëndetur dezinformatat ruse për Perëndimin të lëshuara një ditë më parë nga Shërbimi Inteligjent i Rusisë, duke thënë se “Serbia ka marrë parasysh informacionin e paraqitur nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) se vendet evropiane po përgatisin një ‘Maidan serb’”.
Sipas mediave ruse, Babiq ka thënë se Serbia i ndjek me shumë kujdes raportet dhe informacionet që vijnë nga shërbimet speciale ruse, duke vënë në pah lidhjet e ngushta mes dy vendeve.
“Unë e di që ato janë shërbimet speciale më të mira në botë dhe do të ishte shumë e pavlerë t’i injoroja. Çdo gjë që thotë zoti Naryshkin dhe kolegët e tij është shumë e rëndësishme për ne. Ne e studiojmë dhe e respektojmë”, tha Babiq.
Šta o izveštaju ruske službe kaže ambasador u Moskvi Momčilo Babić?
Ai madje pretendoi se “disa vende nga Bashkimi Evropian po punojnë hapur kundër Serbisë, ndërsa ka të tjera që nuk po punojnë”.
“Për shembull, Sllovakia, Hungaria, Qiproja dhe Malta janë vende miqësore dhe vëllazërore me ne. Prandaj, edhe ne kemi vende vëllazërore në BE dhe nuk mund t’i fajësojmë”, ka thënë ai.
Më 15 shtator, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka dezinformuar se gjoja Bashkimi Evropian po përgatiste një “Maidan” në Serbi, dhe se “trazirat aktuale janë në shumë aspekte një produkt i aktivitetit subverziv në Bruksel”./The Geopost/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj