Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Ambasada e SHBA-së në Sarajevë i reagon Dodikut: Ndarja e Republikës Sërpska nga Bosnja nënkupton fundin e saj

The Geopost May 25, 2024 3 min read
Share the news

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka thënë se ndarja e Republikës Sërpska nga Bosnja e Hercegovina nënkupton “fundi i saj”.

Këto komente të ambasadës erdhën pasi qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

“Dje, z. Dodik njoftoi se qeveria e Republika Srpska mori një vendim zyrtar për të propozuar “shkëputjen” e RS nga Bosnja dhe Hercegovina. Kjo është shkëputje e RS me një emër tjetër, dhe është e rrezikshme, e papërgjegjshme, kundër Dejtonit dhe vë në rrezik integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të BiH. Këto janë interesat thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe mbrojnë ato, ndër të tjera, duke i mbajtur ata që i vënë në rrezik përgjegjës për veprimet e tyre”, ka thënë ambasada amerikane.

“Z. Dodik dhe qeveria e RS janë përpjekur të justifikojnë këtë vendim bazuar në një sërë gënjeshtrash dhe dezinformatash të krijuara për të frikësuar publikun e RS për t’i ndjekur ata në këtë rrugë të rrezikshme. Faktet janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Nuk ka asnjë konspiracion ndërkombëtar për të shfuqizuar RS dhe zoti Dodik nuk mund të tregojë një deklaratë të vetme të një zyrtari amerikan që bën thirrje për shfuqizimin e RS. BiH nuk është një bashkim i dy entiteteve. Siç thuhet në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutën e BiH, BiH është shteti pasardhës i Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës. Kushtetuta e BiH nuk u siguron entiteteve apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore të drejtën e shkëputjes ose të “ndarjes”. RS mund të ekzistojë vetëm brenda BiH. Shkëputja ose “ndarja” e RS nuk do të thotë pavarësi e RS ose fundi i BiH, do të thotë fundi i RS. Veprimet e zotit Dodik vënë në rrezik një të ardhme brenda institucioneve euroatlantike që populli i BiH-së, përfshirë RS-në, e dëshiron. Rruga e tij e propozuar do të siguronte që banorët e RS, fëmijët dhe nipërit e tyre të mos kenë jetën paqësore, të begatë dhe demokratike që meritojnë”, ka përfunduar Ambasada e SHBA-së.

Kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviq, tha pas mbledhjes se “kjo nuk është shkëputje, ndarja paqësore nuk është shkëputje. Ne do ta ofrojmë atë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, e që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku”. Dodik mori pjesë në mbledhje, gjithashtu.

Qeveria e RS-së e bëri këtë propozim gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u miratua rezoluta që e shpall 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Qe një kohë të gjatë nacionalisti Dodik kërcënon me ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja e Hercegovina duke tentuar që ta shfuqizojë Marrëveshjen e Dejtonit që solli paqen në Bosnjë pas luftës gjenocidale.

Në vitin 2022 Thesari i SHBA-së sanksionoi liderin serb të Bosnjës Milorad për përfshirje në aktivitete destabilizuese dhe korruptive që kërcënojnë të copëtojnë Bosnje-Hercegovinën.

/TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Prokurorët bullgarë kërkojnë të shpërbëjnë grupet paraushtarake pro-ruse
Next: FM: Putin ka frikë nga suksesi i Konferencës së Paqes, ndaj po dërgon sinjale të rreme për gatishmërinë për t’i dhënë fund luftës

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.