Deputeti i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiç, tha sot se qeveria nuk ka përgjigje për inflacionin, mungesën dhe rritjen e çmimit të benzinës, qumështit dhe energjisë elektrike dhe se për këtë “po përpiqet të transferojë përgjegjësinë te të tjerët”, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç ” tallet me fshatarët serbë dhe i fyen ata”.
“Në Serbi nuk ka prodhues, sepse njerëzit nuk duan të bëjnë diçka që nuk ua mbulon as shpenzimet elementare, e lëre më të fitojnë diçka. Prandaj fshati dhe bujqësia po vdesin në Serbi”, tha Aleksiç në seancën e Kuvendit të Serbisë.
Aleksiq deklaroi se në Serbi nuk do të ketë rrymë për shkak se EPS-ja u shkatërrua nga njerëz si ish-drejtori Milorad Grçiq, i cili ishte pronar i furrës dhe e konsideroi deklaratën e qeverisë se problemet në furnizimin me energji elektrike janë pasojë e “situatës në bota” të jetë e pavërtetë.
“Amendamentet e propozuara në ligjin për ministritë nuk përfshijnë as patriotizëm ekonomik, as nacional, por për këtë arsye janë të mbushura me humbje të parave të qytetarëve, që nga numri i ministrive që është më i madhi në Evropë e deri te mënyra se si janë organizuar”, tha Aleksiç.
Në emër të partisë së tij, Aleksiç propozoi bashkimin e turizmit me ekonominë, në vend të bashkimit të turizmit dhe rinisë në një ministri.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore tha se klani i Veljko Belivuk u krijua në kohën e “regjimit të SNS dhe Vuçiqit”, të cilët nuk donin ose nuk dinin të pengonin funksionimin e këtij grupi kriminal dhe prandaj ai duhet të mbajë përgjegjësi.
“Në rastin e “Jovanjica”, e gjithë kreu i qeverisë, presidenti, kryeministrja, deputetët dhe të gjithë të tjerët, mbron prodhuesin e narkotikëve dhe drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq ishte në kontakt me pronarin e akuzuar të asaj prone Predrag Koluvija, dhe përfaqësues të VOA, BIA, MUP ishin të përfshirë në atë rast”, tha Aleksiq./Nova.rs/

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit