Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq ka paraqitur më shumë dezinformata për kryeministrin Albin Kurti dhe situatën në veri. Ai dezinformon se Kurti po i shfrytëzon incidentet në veri për të bërë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare për hyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës.
Çfarë tha Vuçeviq?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ka frikë se kryeministri i Kosovës, kryeministri Albin Kurti, do t’i shfrytëzojë ngjarjet e mbrëmshme në Kosovë për presione dhe sulme të mëtejshme ndaj komunitetit serb, me qëllim që FSK të hyjë në veri të Kosovës.
“Presioni më i madh i Kurtit është që të lejojë të ashtuquajturat forca të sigurisë së Kosovës të hyjnë në veri të Kosovës, ary ku nuk lejohen të hyjnë”. Dhe Kurti po e shfrytëzon atë që ndodhi mbrëmë për të bërë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare që KFOR-i të dorëzohet dhe forcat e sigurisë së Kosovës të hyjnë në veri të Kosovës.
Analiza:
Serbët në Kosovë nuk kërcënohen nga institucionet e Kosovës, por nga manipulimi politik nga Beogradi. Pretendimet e Vuçeviqit janë pjesë e strategjisë më të gjerë të Beogradit, e cila i portretizon serbët si viktima, ndërsa përdor veriun e Kosovës për destabilizimin dhe aktivitetet kriminale.
https://www.slobodnaevropa.org/a/kosovo-srbija-oruzje/32476516.html?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e mbajtur dje lidhur me sulmin e fundit nga Serbia tha se Kosova respekton marrëveshjen dhe se pa pëlqimin e KFOR-it, FSK nuk do të vendoset në veri.
Beogradi financon dhe mbështet vazhdimisht strukturat kriminale që sabotojnë integrimin e veriut të Kosovës në sistemin ligjor të Kosovës. Ato grupe, duke përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për dhunën, veprojnë me mbështetjen e heshtur të autoriteteve serbe, ndërsa Vuçeviç po përpiqet t’ia kalojë përgjegjësinë Prishtinës.
/The Geopost

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës