Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Kosovo-Online zgjidhet ‘troll i muajit’ për mohimin e masakrës së Reçakut

The Geopost February 5, 2023 3 min read
Share the news

Rrjeti mediatik që gëzon reputacion të madh në rajonin e Ballkanit Perwndimor “Reporting Diversity Network 2.0”, ka zgjedhur portalin Kosovo-Online si “troll i muajit” për mohimin e masakrës së Reçakut të kryer nga forcat serbe në vitin 1999.

Në zhargonin e rrjeteve sociale, një troll është një individ, një grup individësh ose një media që poston apo përçon mesazhe digresive, nxitëse dhe urrejtje të bazuar në etni, fe, gjini ose kategori të tjera shoqërore.

Kosovo-Online ndiqet nga mbi 66 mijë individë dhe është njëra ndër mediat e pakta në gjuhën serbe në Kosovë, e cila në përvjetorin e masakrës së Reçakut ka shfrytëzuar rastin për të përhapur dezinformata dhe propagandë.

Redaktori i portalit, Millosh Gariq, deklaroi hapur se masakra e Reçakut ishte një “falsifikim i historisë” dhe se ngjarja “e vërtetë” ishte se forcat serbe po luftonin kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mohimi i krimeve të luftës dhe mizorive njerëzore nga zyrtarët, mediat dhe ata që kanë ndikim e bën pothuajse të pamundur ballafaqimin me të kaluarën dhe vepron si një pengesë për procesin e pajtimit në rajon. Kjo në tërësi krijon një pykë midis dy grupeve etnike dhe parandalon vendosjen e marrëdhënieve më të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan RDN.

Më 15 janar 1999 “djalli e vizitoi Reçakun”, kishte thënë Shefi i atëhershëm i misionit verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, kur nga afër kishte parë masakrën në këtë fshat nga forcat serbe.

Njësitet policore dhe ushtarake serbe u futën në çdo shtëpi veç e veç, ndanë burrat e fshatit nga familjet e tyre dhe vranë e masakruan 45 shqiptarë etnikë, 22 prej të cilëve u gjendën bashkë në një kanal, në mesin e tyre pleq dhe një fëmijë.

Megjithatë, përkundër dëshmive dhe vendimeve të marra nga një sërë institucionesh ndërkombëtare që dënojnë masakrën në Reçak, zyrtarët serbë dhe një numër i madh i mediave serbe si atëherë, ashtu edhe sot mohojnë ngjarjet monstruoze që kanë ndodhur.

“Në vend që të ofrojnë një platformë për përhapjen e urrejtjes dhe mohimin e krimeve të luftës, portalet dhe gazetarët duhet të përpiqen t’u përmbahen disa kodeve etike dhe praktikave gazetareske, të cilat së pari, nuk synojnë të dëmtojnë viktimat e luftës, dhe së dyti, nuk synojnë të nxisin më tej ndarjen brenda shoqërisë”, shkruan RDN.

Ndryshe, të dhënat e platformës Hibrid – tregojnë se audienca kosovare më së shumti keqinformohet lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ngjarjet në komuna e rajone të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngjarjet politike, ku pothuajse 20 për qind e temave, për të cilat shpërndahet keqinformim në media, kanë të bëjnë me lajmet për pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe apo dialogun Kosovë – Serbi. /AlbanianPost/

Continue Reading

Previous: Sulmohet automjeti i Policisë në Leposaviq, të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes
Next: Narrativa e mediave ruse kundër Kosovës

Vulin propagandon nga Rusia për armatosjen e FSK-së: Po kërcenohet Serbia 3 min read
  • Fact Checking

Vulin propagandon nga Rusia për armatosjen e FSK-së: Po kërcenohet Serbia

The Geopost January 29, 2026
Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës 2 min read
  • Fact Checking
  • Lajme

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës

The Geopost January 13, 2026
Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës

The Geopost December 24, 2025
Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.