Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Qeveria e Serbisë: Terror drastik dhe brutal ndaj serbëve në Kosovë

The Geopost December 27, 2024 2 min read
Share the news

 

Qeveria e Serbisë përmes Zyrës së saj për Kosovë ka dezinformuar sot se ka pasur terror e brutalitet ndaj serbëve në Kosovë. Ajo tha gjithashtu se po konfiskohen jashtëligjshëm pronat e serbëve në veri të Kosovës.

Çka deklaroi Qeveria serbe?

E ashtuquajtura Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë akuzoi “autoritetet në Prishtinë për terror drastik dhe brutal ndaj serbëve dhe institucioneve të tyre në veri të Kosovës. Bëhet fjalë për vazhdimin e konfiskimit brutal dhe të paligjshëm të pronës serbe në veri të Kosovës.

Është e qartë se Albin Kurti po përpiqet me çdo kusht të destabilizojë më tej situatën në veri të Kosovës, para zgjedhjeve dhe po përpiqet të detyrojë një reagim të serbëve që do të shërbente si justifikim për të parandaluar Listën Srpska nga pjesëmarrja në zgjedhjet. Serbët me të gjitha metodat legjitime politike dhe demokratike do të luftojnë kundër dhunës ndaj të cilës janë të ekspozuar dhe anulimit të plotë të të drejtave të njeriut”.

https://rtv.rs/sr_lat/politika/tzv.-kosovska-policija-upala-u-vise-objekata-u-kosovskoj-mitrovici-i-gracanici-pretresi-u-toku_1595249.html?

Analiza:

Qeveria e Serbisë ka dezinformuar për brutalitet ndaj serbëve kur sot Policia e Kosovës ka mbyllur një institucion paralel në Mitrovicën e Veriut i cili ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Gjatë këtij aksioni policor askush nuk është frikësuar apo sulmuar siç pretendon Qeveria e Serbisë.

https://www.evropaelire.org/a/kosova-ndermarrje-serbe-paralele-veri-/33253742.html

Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut – Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore – u mbyllën më 26 dhjetor.

Në pamjet që ka publikuar Policia e Kosovës u gjetën fotografi të presidentit rus Vladimir Putin, emblema të Serbisë e gjëra të tjera.

/G.Venhari

Continue Reading

Previous: Vulin dezinformon: Shqipëria e Madhe është një projekt i Bashkimit Evropian dhe i Perëndimit
Next: Zakharova dezinformon: Perëndimi po planifikon të destabilizojë situatën në Serbi

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026
Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit

The Geopost February 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.