Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Turqia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbrojtjeje për një “qëndrim të unifikuar” përballë sulmeve të jashtme

The Geopost November 15, 2026 3 min read
Share the news

Të premten, Turqia dhe Katari nënshkruan një marrëveshje historike të mbrojtjes së ndërsjellë, duke forcuar partneritetin e tyre strategjik dhe të sigurisë për qëllime parandalimi, në një peizazh sigurie që po ndryshon me shpejtësi në rajonin e Gjirit dhe Lindjes së Mesme.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, u takuan të premten në Stamboll për të bashkëkryesuar Komitetin e Lartë Strategjik midis Katarit dhe Turqisë, duke finalizuar një sërë marrëveshjesh dypalëshe.

Sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga të dyja vendet, liderët miratuan marrëveshjen e mbrojtjes së ndërsjellë, e cila “synon forcimin e mbrojtjes kolektive, arritjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, si dhe krijimin e një qëndrimi të unifikuar përballë çdo sulmi të armatosur të jashtëm që mund të ketë në shënjestër njërën ose të dyja palët”.

“Palët ranë dakord të zhvillojnë konsultime lidhur me kërcënimet ndaj sigurisë së tyre… dhe të forcojnë bashkëpunimin përmes ushtrimeve të përbashkëta ushtarake, bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe shkëmbimit të trajnimeve për personelin”, thuhet në deklaratë.

Të dyja vendet theksuan se marrëveshja pasqyron vizionin e tyre të përbashkët për një rend rajonal më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Zyra e Erdoganit deklaroi se kjo marrëveshje “do t’i shtojë një dimension të ri lidhjeve vëllazërore midis dy vendeve”.

Sipas një njoftimi të presidencës turke në platformën X, Presidenti Erdogan deklaroi se “do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të parandaluar rishpërthimin e luftës në rajonin e Gjirit, për të krijuar një bazë për dialog dhe për të arritur paqen”.

Gjithashtu, u theksua se marrëveshja do të zgjerojë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes midis dy vendeve.

Erdogani u shpreh se Turqia dhe Katari do të vazhdojnë të punojnë së bashku “për të parandaluar një shpërthim të ri lufte në rajonin e Gjirit dhe për të promovuar dialogun e paqen”.

Deklarata shton se liderët diskutuan gjithashtu mbi sulmet e Izraelit në Gaza dhe situatën humanitare në territoret palestineze, përpjekjet për normalizimin e situatës në Siri, si dhe zhvillimet më të fundit në Libi.

Katari dhe Turqia nënshkruan gjithashtu marrëveshje të shumta në fusha të tilla si tregtia, energjia, diplomacia, arsimi dhe kultura.

Ky partneritet i ri vjen në një kohë rikonfigurimesh të shpejta të mbrojtjes rajonale, të nxitura nga lufta që përfshin Iranin; Turqia, Katari, Arabia Saudite, Pakistani dhe Indonezia, brenda pak muajsh, kanë filluar të krijojnë një hartë të re të aleancave mbrojtëse në rajon.

Vendet e Gjirit kanë qenë të qarta se ombrella rajonale e sigurisë e Shteteve të Bashkuara vazhdon të jetë qendrore në arkitekturën e tyre të sigurisë, por me Uashingtonin që sinjalizon riorganizimin e vet global, vendet e Gjirit tani po zgjerojnë strategjitë e tyre të mbrojtjes, në kontekstin e realitetit të vazhdueshëm “pa luftë, pa paqe”.

Në gusht, Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite nënshkruan “Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës”, një pakt rajonal mbrojtjeje sipas të cilit të tre vendet do t’i vinin në ndihmë njëri-tjetrit nëse njëri prej tyre sulmohej.

I ratifikuar nga parlamenti turk javën e kaluar, pakti lidh anëtaren e NATO-s, Turqinë, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës, me Pakistanin, shtetin e vetëm të armatosur bërthamor në botën myslimane, dhe Arabinë Saudite, fuqinë kryesore të Gjirit.

Turqia ka thënë se marrëveshja nuk synon asnjë vend tjetër dhe mbetet e hapur për shtete të tjera, përfshirë Egjiptin.

Gjithashtu në gusht, Pakistani dhe Kuvajti nënshkruan një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi për mbrojtje dhe ushtarak.

Në tetor, Katari, Turqia, Pakistani dhe Indonezia nënshkruan memorandumin shumëpalësh të mirëkuptimit “Badr” mbi bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Tags: Katar Marreveshja Turqi

Continue Reading

Previous: Hungaria gjen afro 20 milionë dollarë të fshehura në pyje dhe depo, në hetime ish-ministri i Viktor Orban
Next: Sondazh: Shumica e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore 2 min read
  • Botë
  • News

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore

The Geopost November 16, 2026
BE zbarkoi në cisternën e “flotës në hije ruse”, ajo lundronte nën flamur të rremë 2 min read
  • Botë

BE zbarkoi në cisternën e “flotës në hije ruse”, ajo lundronte nën flamur të rremë

The Geopost November 16, 2026
Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë 2 min read
  • Botë

Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë

The Geopost November 16, 2026
Rreth 350 mijë qytetarë protestojnë në Pragë kundër qeverisë së Babišit, frikë për pavarësinë e mediave publike 2 min read
  • Botë

Rreth 350 mijë qytetarë protestojnë në Pragë kundër qeverisë së Babišit, frikë për pavarësinë e mediave publike

The Geopost November 16, 2026
Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen 1 min read
  • Botë
  • News

Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen

The Geopost November 15, 2026
Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën 3 min read
  • Ballkan
  • News

Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

The Geopost November 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.