Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë

The Geopost November 16, 2026 2 min read
Share the news

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrton tërheqjen e rreth 5 mijë ushtarëve amerikanë nga Evropa, një reduktim që pritet të jetë më i vogël nga sa kishin frikë aleatët evropianë të NATO-s.

Lajmi është raportuar nga agjencia “Bloomberg”, sipas së cilës pjesa më e madhe e reduktimit të planifikuar të trupave amerikane do të prekë Gjermaninë.

Vendimi përfundimtar për numrin dhe vendndodhjen e trupave që do të tërhiqen pritet të merret nga presidenti Donald Trump, i cili vazhdimisht ka kritikuar vendet evropiane anëtare të NATO-s për mungesën e mbështetjes ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në luftën kundër Iranit.

Sipas raportimit, nënsekretari amerikan i Mbrojtjes për Çështjet e Politikave, Elbridge Colby, pritet t’i paraqesë sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, një raport zyrtar lidhur me ndryshimet e propozuara në dislokimin e forcave amerikane në Evropë.

Ndërkohë, komandanti suprem i NATO-s për Evropën dhe njëkohësisht kreu i Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Alexus Grinkevich, i ka ofruar ekipit të Colbyt disa skenarë të mundshëm për riorganizimin e pranisë ushtarake amerikane në kontinent.

Këta skenarë i janë paraqitur ekipit në shtator, ndërsa procesi i shqyrtimit të tyre pritet të përfundojë në ditët në vijim.

Sipas “Bloomberg”, Hegseth pritet t’ia paraqesë rekomandimet përfundimtare presidentit Trump më 1 dhjetor, pas së cilës do të merret vendimi përfundimtar për tërheqjen e trupave.

Reduktimi i mundshëm vjen në një periudhë tensionesh mes administratës Trump dhe aleatëve evropianë, veçanërisht për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të NATO-s dhe angazhimin e vendeve anëtare në çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

The GeoPost
Tags: Evropa NATO SHBA

Continue Reading

Previous: Rreth 350 mijë qytetarë protestojnë në Pragë kundër qeverisë së Babišit, frikë për pavarësinë e mediave publike
Next: BE zbarkoi në cisternën e “flotës në hije ruse”, ajo lundronte nën flamur të rremë

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore 2 min read
  • Botë
  • News

Propaganda ruse përmes muzikës së gjeneruar nga AI: Mbi 86 milionë dëgjime në platformat perëndimore

The Geopost November 16, 2026
BE zbarkoi në cisternën e “flotës në hije ruse”, ajo lundronte nën flamur të rremë 2 min read
  • Botë

BE zbarkoi në cisternën e “flotës në hije ruse”, ajo lundronte nën flamur të rremë

The Geopost November 16, 2026
Rreth 350 mijë qytetarë protestojnë në Pragë kundër qeverisë së Babišit, frikë për pavarësinë e mediave publike 2 min read
  • Botë

Rreth 350 mijë qytetarë protestojnë në Pragë kundër qeverisë së Babišit, frikë për pavarësinë e mediave publike

The Geopost November 16, 2026
Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen 1 min read
  • Botë
  • News

Estonia mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë, zbulon arsyen

The Geopost November 15, 2026
Macron: Ukraina ka vendin e merituar në NATO, ndërsa Putini nuk dëshiron negociata të vërteta 1 min read
  • Botë
  • News

Macron: Ukraina ka vendin e merituar në NATO, ndërsa Putini nuk dëshiron negociata të vërteta

The Geopost November 15, 2026
Forcat e BE-së ndalojnë një cisternë të dyshuar të flotës së fshehtë ruse në Mesdhe 2 min read
  • Botë
  • News

Forcat e BE-së ndalojnë një cisternë të dyshuar të flotës së fshehtë ruse në Mesdhe

The Geopost November 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.