Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim treditor, i cili sipas tij do të hyjë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasë deri të hënën.
Trump e bëri njoftimin përmes platformës së tij Truth Social, duke thënë se armëpushimi do të përfshijë “pezullimin e të gjitha aktiviteteve”, si dhe një shkëmbim të madh të të burgosurve mes dy vendeve.
“Ky armëpushim do të përfshijë një pezullim të të gjitha aktiviteteve, si dhe një shkëmbim të burgosurish prej 1,000 të burgosurish nga secili vend”, shkroi Trump.
Ai tha se kërkesa për armëpushim ishte bërë drejtpërdrejt nga vetë ai dhe falënderoi presidentin rus, Vladimir Putin, dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për miratimin e saj.
“Kjo kërkesë u bë drejtpërdrejt nga unë, dhe e vlerësoj shumë miratimin e presidentit Vladimir Putin dhe presidentit Volodymyr Zelensky”, deklaroi Trump.
Sipas tij, armëpushimi përkon me shënimin e Ditës së Fitores më 9 maj, një datë që në Rusi festohet si triumfi ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Trump theksoi se edhe Ukraina kishte rol të madh në atë luftë, duke thënë se “ata ishin gjithashtu një pjesë dhe faktor i madh i Luftës së Dytë Botërore”.
Ai e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës.
“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë dhe vdekjeprurëse. Bisedimet po vazhdojnë për t’i dhënë fund këtij konflikti të madh, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ne po i afrohemi gjithnjë e më shumë çdo ditë”, shtoi Trump në postimin e tij.
The Geopost

Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi
Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, synon praninë e 15 mijë trupave të SHBA-së
SHBA ndryshon fokusin strategjik, Whitaker: Evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj
Rubio paralajmëron Beogradin: Serbia është përfshirë në çështje “potencialisht shpërthyese”
A po afrohet fundi i luftës? Trump dhe Zelensky japin sinjale optimiste nga Nju Jorku
SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën