Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një kanosje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e publikuar në rrjetet sociale nga profili “Severna Brigada”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka pranuar më 8 maj 2026 informacionin lidhur me kërcënimin, ndërsa menjëherë pas kësaj janë ndërmarrë veprime intensive hetimore në koordinim me Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
“Është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë facebook.com/severna.brigada.2025”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se, bazuar në hetimet fillestare dhe të dhënat e siguruara nga njësitë kompetente, postimi dyshohet se është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kraljevo.
Policia ka njoftuar gjithashtu se janë identifikuar IP-adresa e përdorur për publikimin e kërcënimit, si dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit të profilit në rrjetin social.
Sipas autoriteteve, analizat e kryera nga njësitë përkatëse kanë nxjerrë edhe të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.
Institucionet e sigurisë nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e kanosjes apo identitetin e personave të dyshuar, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
The Geopost

Profesorë të lidhur me fondin rus të sanksionuar mbajtën leksione rreth ‘botës serbe’ në Podgoricë
Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi
Vuçiq tentoi të përfitojë politikisht nga takimi me von der Leyen, reagon KE: Ishte spontan, i shkurtër dhe i paparalajmëruar
Rubio paralajmëron Beogradin: Serbia është përfshirë në çështje “potencialisht shpërthyese”
Dy fytyrat e Serbisë: Vuçiq tenton të promovohet në SHBA, në Beograd vazhdon glorifikimi i Mlladiqit
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga