Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë nisur operacione të mëdha ushtarake kundër Iranit, duke goditur disa zona brenda territorit iranian.
Goditjet, që përfshijnë sulme ajrore dhe raketore, u justifikuan zyrtarisht nga Tel Avivi dhe Uashingtoni si përpjekje për të hequr “kërcënimin” e supozuar për sigurinë kombëtare që vjen nga programi bërthamor dhe raketor i Iranit.
Presidenti Donald Trump e ka konfirmuar operacionin dhe ka theksuar synimin për të “eliminuar kërcënimin nga regjimi iranian”.
Raportimet bëjnë me dije se janë dëgjuar shpërthime në kryeqytetin Teheran, ndërsa luftimet janë shtrirë edhe në qytete të tjera, përfshirë zona afër qendrave të infrastrukturës ushtarake dhe civile.
Autoritetet iraniane kanë njoftuar se po kundërpërgjigjen me dronë dhe sulme raketore në drejtim të vendeve të Lindjes së Mesme, ndërsa sipas disa raporteve fluturimet ajrore në rajon janë pezulluar dhe disa kompani ndërkombëtare e kanë kufizuar trafikun ajror.
Ky përshkallëzim vjen në një moment kur tensionet midis Teheranit, Uashingtonit dhe aleatëve perëndimorë janë shumë të larta, teksa negociatat për çështjen bërthamore kanë dështuar të gjejnë një zgjidhje diplomatike.
Aktualisht nuk ka njoftime të pavarura të verifikuara për numrin e viktimave nga këto sulme, por shpërthimet e dëgjuara në Teheran dhe goditjet e raportuara në zona të ndryshme nënvizojnë intensitetin e konfliktit të ri ushtarak që ka përfshirë rajonin.
Kjo përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme vjen pas një historie konflikti të vazhdueshëm mes dy shteteve, përfshirë sulme dhe kundër-sulme të mëparshme që kanë shkaktuar dëme dhe viktima në të dy palët, si dhe shqetësime të fuqishme ndërkombëtare për një konfrontim më të gjerë.
Kosova mbështet sulmet amerikane kundër Iranit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë përmes një deklarate publike se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, regjimin e të cilit e ka përshkruar të atillë që për dekada e ka shtypur popullin e vet, e ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Ne qëndrojmë krah presidentit [amerikan] Donald Trump në përpjekjen për të frenuar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë, për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të mbështetur aspiratat legjitime të popullit iranian për liri, dinjitet dhe demokraci.Regjimet që shtypin qytetarët e tyre, që mbështesin dhunën ndaj vendeve demokratike dhe që kërcënojnë popuj të tjerë, nuk mund të jenë faktor paqeje”, është thënë në deklaratë.
Mes tjerash është përmendur se Kosova solidarizohet me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike.
Kosova nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin, pasi ky i fundit nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Kallas: Rusia nuk do ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet, Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Kievin
Dimri i egër në horizont: Ukrainasit përgatiten për më të keqen mes përshkallëzimit të fushatës ajrore ruse
Rutte kërkon më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën: Aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore
Si i prishën sulmet e Ukrainës në qendrat e të dhënave taksitë, blerjet dhe bizneset në Rusi
BE-ja po punon në shumë fronte për të kufizuar hyrjen ruse në shtetet anëtare
Reuters zbardh synimet e Putinit para se të pranojë negociatat e paqes me Ukrainën