Herman Gref, drejtori ekzekutiv i Sberbank, bankës më të madhe të kontrolluar nga shteti rus dhe një prej institucioneve më me ndikim financiar në vend, ka bërë një deklaratë të pazakontë duke shprehur dëshirën për përfundimin sa më të shpejtë të veprimeve ushtarake.
“Nuk mendoj se ka një person të vetëm në vend që të mos dëshirojë që veprimet ushtarake të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Gref.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur në Rusi është rritur debati për financimin e luftës, shkruajnë mediat.
Disa figura politike, përfshirë liderin e Partisë Komuniste Genadi Zyuganov dhe propagandistin e njohur Vladimir Solovyov, kanë propozuar masa të jashtëzakonshme financiare, duke përfshirë edhe konfiskimin e fondeve nga bankat, me pretendimin se institucionet financiare kanë realizuar fitime të mëdha.
Deklarata e kreut të Sberbank, një prej njerëzve më të afërt me strukturat ekonomike të pushtetit rus, është cilësuar si një sinjal i rrallë në një vend ku kritikët ndaj luftës përballen me presion të madh.
Sberbank është banka më e madhe në Rusi dhe luan një rol kyç në sistemin financiar të vendit.
Pozicioni i Gref në krye të këtij institucioni e bën deklaratën e tij veçanërisht të rëndësishme, pasi ajo vjen nga një figurë që tradicionalisht ka shmangur komentet e drejtpërdrejta politike.

Si Rusia rekruton të huaj për luftën në Ukrainë përmes mashtrimit në rrjetet sociale
Çfarë janë dronët britanikë që përdoren nga ukrainasit në sulmet e thella brenda Rusisë?
Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh
Suedia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu do të ndalojnë njohjen e pasaportave jo-biometrike ruse
Nga Irani te Rusia e Kina – Profesori amerikan paralajmëron për një realitet të ri strategjik
Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi