Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Danimarka kërkon prani afatgjatë të NATO-s në Grenlandë pas marrëveshjes me Trumpin

The Geopost September 29, 2026 2 min read
Share the news

Danimarka pret që prania e shtuar ushtarake e NATO-s në Grenlandë dhe në gjithë rajonin e Arktikut të vazhdojë përtej dy viteve të ardhshme dhe, nëse është e mundur, të shndërrohet në një angazhim afatgjatë të Aleancës.

Ministri danez i Mbrojtjes, Jeppe Bruus, tha për Reuters në Bruksel se Kopenhaga është “mjaft pozitive” se rritja e pranisë ushtarake në Grenlandë dhe Arktik do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Në qendër të kësaj qasjeje është Arctic Sentry, aktiviteti shumëdimensional i NATO-s i nisur në shkurt 2026 për të koordinuar stërvitjet, patrullimet dhe kapacitetet aleate në Arktik dhe në zonën e Lartë të Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aktiviteti synon të forcojë mbrojtjen e rajonit përballë rritjes së aktivitetit të Rusisë dhe interesimit të Kinës.

Deklarata e Bruus vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen nënshkruan një marrëveshje të re sigurie në Nju Jork, transmeton Telegrafi.

Marrëveshja parashikon zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në Grenlandë, përfshirë dy baza të reja përtej bazës ekzistuese amerikane në Pituffik, ndërsa njëkohësisht i jep NATO-s një rol më të madh në sigurinë e Arktikut.

Sipas ministrit danez, një angazhim më i madh i NATO-s është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat po shkrijnë akullin dhe po hapin gradualisht rrugë të reja detare në Arktik.

“Rritja e interesimit për Arktikun, edhe nga Rusia, Kina e të tjerë, kërkon që NATO të ketë një prani më të madhe në veriun e largët”, deklaroi Bruus.

Edhe udhëheqja e NATO-s e ka lidhur forcimin e pranisë në Arktik me ndryshimet strategjike në rajon. Mark Rutte ka argumentuar se hapja e rrugëve detare dhe aktiviteti në rritje i Rusisë dhe Kinës e bëjnë të nevojshme një qasje më të koordinuar të Aleancës.

Për Danimarkën, marrëveshja e re shënon gjithashtu një ndryshim të rëndësishëm pas muajsh tensionesh me administratën Trump, e shkaktuara nga kërkesa e presidentit amerikan për të marrë kontrollin e Grenlandës.

Marrëveshja e re nuk e ndryshon statusin e Grenlandës, por krijon një kornizë të re për praninë amerikane dhe përfshirjen e NATO-s në mbrojtjen e territorit strategjik, në një kohë kur Arktiku po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për sigurinë, transportin detar dhe konkurrencën gjeopolitike mes fuqive të mëdha.

The GeoPost

Tags: Danimarka Grenlanda NATO

Continue Reading

Previous: Trump: SHBA-ja do ta fitojë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Next: Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra 1 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

The Geopost November 13, 2026
Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet 2 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet

The Geopost November 13, 2026
Kanadaja zhvendos mijëra trupa dhe mjete ushtarake në Letoni, NATO forcon mbrojtjen pranë kufijve me Rusinë 3 min read
  • Botë

Kanadaja zhvendos mijëra trupa dhe mjete ushtarake në Letoni, NATO forcon mbrojtjen pranë kufijve me Rusinë

The Geopost November 11, 2026
Policia e Moskës arreston qindra të rinj, i detyron ata në moshë ushtarake të hyjnë në shërbim 2 min read
  • Botë

Policia e Moskës arreston qindra të rinj, i detyron ata në moshë ushtarake të hyjnë në shërbim

The Geopost November 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.