Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq, ka akuzuar pushtetin aktual në Serbi se po përdor përgjimin dhe mbikëqyrjen e paligjshme ndaj qytetarëve për të ruajtur qeverisjen e Aleksandar Vuçiqit.
Në një intervistë për gazetën Danas, ai tha se autoritetet serbe “kanë frikë me të drejtë për të ardhmen e tyre, ashtu si çdo kriminel ka frikë nga burgu”.
Deklarata e tij vjen pasi BIRN dhe Fondacioni SHARE raportuan se Agjencia Serbe e Inteligjencës (BIA) ka instaluar programin spiun “NoviSpy” në telefonat e katër fermerëve dhe aktivistëve mjedisorë, të ndaluar gjatë protestave kundër projektit Rio Tinto.
Programi lejon qasje në mikrofon, kamerë, mesazhe dhe lëvizje të përdoruesve.
Në një tjetër rast, transportuesi Milomir Jaçimoviq – i cili transportonte falas studentë për protesta – njoftoi se një nga autobusët e tij të konfiskuar nga policia ishte kthyer me pajisje të vendosura për monitorim dhe regjistrim audio.
Zhivkoviq thotë se të gjitha këto raste janë prova të abuzimit të institucioneve të sigurisë për qëllime politike.
Sipas tij, ata që kanë marrë pjesë në përgjimin e paligjshëm “do të duhet të japin llogari” kur të ketë ndërrim pushteti dhe të rikthehet sundimi i ligjit.
Ai rikujton se edhe vetë ka qenë nën mbikëqyrje nga viti 1996 deri më 2000, me një dosje prej mbi 2,000 faqesh, dhe paralajmëron se qytetarët sot duhet të supozojnë se mund të jenë të përgjuar.
Zhivkoviq kritikon shpenzimet e mëdha të qeverisë për teknologji përgjimi, gazra, pajisje biometrike dhe mjete represive, ndërkohë që “nuk ka fonde serioze për trajtimin e fëmijëve”.
Sipas tij, përveç abuzimit teknologjik, regjimi ka ndërtuar edhe një sistem mbrojtjeje me kriminelë të dënuar, të cilët shërbejnë si barriera e parë e Vuçiqit kundër protestave dhe pakënaqësisë qytetare.
Ai shton se përgjimi dhe monitorimi duhet të jenë të kufizuara dhe të kontrolluara në mënyrë të rreptë në çdo shtet demokratik, por në Serbi “rregullat nuk respektohen dhe përdoren për qëllime politike”./TheGeopost.

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze
Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska
Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit
Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore
Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?
Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale