Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vulin vazhdon narrativën kundër NATO-s dhe Perëndimit, thekson afërsinë me Rusinë

The Geopost April 3, 2026 2 min read
Share the news

Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Srbijagas, Aleksandar Vulin, ka vazhduar me deklarata që reflektojnë një linjë të ashpër kundër Perëndimit dhe NATO, duke forcuar njëkohësisht retorikën pro-ruse në diskursin publik në Serbi.

Në një takim me ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Kharchenko, Vulin kritikoi ashpër përpjekjet për të krahasuar ndërhyrjen e NATO-s në Serbi me luftën e Rusisë në Ukrainë, duke i cilësuar ato si “krahasime të rreme” që, sipas tij, synojnë të dëmtojnë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës.

Ai theksoi se narrativa të tilla, qofshin nga aktorë ndërkombëtarë apo nga brenda Serbisë, përbëjnë një përpjekje për të minuar qëndrimin e neutralitetit të vendit dhe për të dobësuar lidhjet tradicionale me Rusinë.

“Politika e Presidentit Aleksandar Vuçiq është një politikë e respektit të ndërsjellë midis Serbisë dhe Rusisë, dhe i mundëson Serbisë të zhvillohet dhe të bëhet më e sigurt në sigurinë e saj energjetike. Korrektësia e një politike të tillë tregohet nga zgjatja e marrëveshjes së gazit dhe fakti që, pavarësisht kërkesës së madhe në bursat botërore, Serbia merr gaz në sasitë që ka përcaktuar dhe me një çmim që është disa herë më i ulët se ai që paguajnë të gjitha vendet e tjera në Evropë“, tha Vulin.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, përpiqen të balancojnë marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë, ndërsa presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit për t’u rreshtuar me politikat e Bashkimi Evropian është në rritje.

Në të njëjtën kohë, Vulin ka vlerësuar vazhdimisht bashkëpunimin me Moskën, duke e paraqitur Rusinë si një partner kyç dhe të besueshëm për Serbinë, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Qëndrimet e tij konsiderohen nga analistët si pjesë e një narrative më të gjerë politike që synon të ruajë ndikimin rus në Serbi dhe të sfidojë orientimin euroatlantik të vendit.

Vulin në fund të vitit 2025 ishte emëruar president i Shoqërisë Historike Ruse në Beograd: Të gjithë serbët në Serbi, shteti i “botës serbe”.

Ai vazhdon të veprojë si patericë ruse në Serbi.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vulin Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit
Next: Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës

Kompanitë serbe të sanksionuara nga SHBA vazhdojnë të eksportojnë në Rusi 18 min read
  • Ballkan

Kompanitë serbe të sanksionuara nga SHBA vazhdojnë të eksportojnë në Rusi

The Geopost April 4, 2026
Dy aleatët e ngushtë të Rusisë – Pse Vuçiq ka frikë nga humbja e Orban në zgjedhje 6 min read
  • Ballkan

Dy aleatët e ngushtë të Rusisë – Pse Vuçiq ka frikë nga humbja e Orban në zgjedhje

The Geopost April 4, 2026
Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës 2 min read
  • Ballkan
  • News

Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës

The Geopost April 3, 2026
Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit 3 min read
  • Ballkan

Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit

The Geopost April 3, 2026
Alarmi amerikan për sigurinë nxit masa të reja dhe përplasje politike në Shqipëri 3 min read
  • Ballkan

Alarmi amerikan për sigurinë nxit masa të reja dhe përplasje politike në Shqipëri

The Geopost April 3, 2026
“Dhunë, kërcënime dhe parregullsi”, BE alarmohet për zgjedhjet në Serbi, kërkon hetim të menjëhershëm 7 min read
  • Ballkan

“Dhunë, kërcënime dhe parregullsi”, BE alarmohet për zgjedhjet në Serbi, kërkon hetim të menjëhershëm

The Geopost April 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.